Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti që ka goditur rajonin kufitar me Turqinë, më 6 shkurt.
Megjithatë, pak ndihmë u është ofruar banorëve në zonat më të prekura.
Përpjekjet për kërkim-shpëtim janë penguar nga një luftë civile që e ka ndarë shtetin dhe ka krijuar ndasi në mes të fuqive rajonale dhe botërore.
Pas 12 vjetësh të konfliktit, Siria tani është e copëtuar.
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, i përkrahur nga Rusia dhe Irani, ka rikthyer kontrollin në pjesën më të madhe të shtetit, mirëpo grupet opozitare dhe luftëtarët e përkrahur nga Turqia kontrollojnë rajonin veriperëndimor.
Kombet e Bashkuara besojnë se katër milionë njerëz kanë pasur nevojë për ndihma në këtë rajon, edhe para tërmetit.
Veriperëndimi i Sirisë, që kontrollohet nga rebelët, është zona e prekur më së keqi nga tërmeti 7.8 shkallë Rihter, ndonëse edhe rajonet tjera të kontrolluara nga Qeveria janë përballur me viktima dhe dëme të mëdha.
Qeveria e Asadit ka thënë se shtetet e huaja duhet të respektojnë sovranitetin e Sirisë dhe ndihma për secilën pjesë të shtetit duhet të hyjë përmes territorit që e kontrollon Qeveria.
Në praktikë, ndihma për pjesën veriperëndimore, të kontrolluar nga rebelët, është dërguar me vite nga kufiri me Turqinë, mirëpo për këtë proces nevojitet një miratim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çdo gjashtë muaj.
Rusia, anëtare e këtij këshilli, që e ka të drejtën e vetos dhe mbështet Qeverinë në Damask, e ka miratuar vetëm hapjen e një kanali të ndihmës nga Turqia, mirëpo ka thënë se ndihma e OKB-së duhet të kanalizohet përmes Damaskut dhe më pas në vijat e frontit.
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihma, Martin Griffiths, i cili e ka vizituar të hënën Sirinë, është duke lobuar në OKB për të hapur korridore të tjera të ndihmës nga Turqia, për të ndihmuar në situatën e krijuar pas tërmetit.
Disa përpjekje për të dërguar ndihmë humanitare në vijat e frontit në Siri – prej kur ka ndodhur tërmeti – kanë treguar sa i vështirë është ky proces.
Një konvoj i nisur nga zona verilindore – e kontrolluar nga kurdët – për në veriperëndim, të kontrolluar nga fraksionet rebele turke, është kthyer mbrapsht të enjten.
Këto dy grupe janë armike me njëra-tjetrën dhe kanë luftuar disa herë përgjatë luftës civile.
Burime nga të dyja anët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosdepërtim të ndihmës dhe politizim të saj.
Të dielën, një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ndihma e dërguar nga zonat e kontrolluara prej Qeverisë, për në zonat e tërmetit, është duke u penguar nga disa “faza të miratimit”.
Një burim brenda grupit, Hayat Tahrir al-Sham – organizatë islamiste sunite e përfshirë në luftën civile – ka thënë se nuk do të lejojë dërgimin e ndihmave në zonat qeveritare.
Shtetet perëndimore kanë tentuar ta izolojnë Assadin prej shpërthimit të konfliktit, pasi atë e fajësojnë për shtypjen e përgjakshme të protestave më 2011.
Ato e kanë sanksionuar Damaskun dhe i kanë ofruar shumë pak ndihmë direkte, ndonëse kanë thënë se sanksionet ekonomike nuk e prekin sektorin e ndihmave dhe se ende ka donacione të shumta brenda OKB-së, në të cilat ka qasje Damasku.
Prej shpërthimit të tërmetit, mediat shtetërore siriane kanë thënë që më shumë se 50 aeroplanë kanë dërguar ndihma nga shtetet arabe dhe aziatike në aeroportet që kontrollon Qeveria.
Në këto zona është thënë të ketë arritur të dielën edhe ndihma mjekësore italiane, njëherësh ndihma e parë e dërguar në Siri pas tërmetit në zonat e kontrolluara nga Qeveria.
Ndikim në ndihmën e drejtpërdrejtë perëndimore në veriperëndim ka pasur edhe forcimi i grupeve të linjës së ashpër, andaj ndihma kufitare është vonuar me raste edhe tri ditë.
Procesi i dërgimit të ndihmave më pas ka rinisur të enjten dhe aty janë përfshirë ushqime, pajisje mjekësore dhe strehim – por jo edhe ekskavatorët dhe pajisjet tjera që ekipeve të kërkim-shpëtimit u duhen aq shumë./REL
Qyteti Bakhmut, në lindje të Ukrainës, pësoi të hënën sulm...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë,...
Kur ka kaluar një javë nga tërmetet tragjike në Turqi dhe ...
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë n...
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...
Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare...
Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vi...
Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka ndërmend të zgjas...
Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga b...
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve ame...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Si...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga vit...
Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...