E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga burgjet ruse për të shkuar në luftë në Ukrainë kanë qenë që në korrik të vitit 2022. Në shtator praktikisht ishte shumë e njohur, se rekrutimet bëheshin nga punonjës të grupit "Wagner" të Jegvenij Prigoshin.
Kjo firmë konsiderohet si "ushtria në hije" e Vladimir Putinit. Si shpërblim për 6 muaj shërbim të burgosurve u premtohej lirimi. Nga parlamenti rus, Duma, nuk është shpallur asnjëherë një amnisti e tillë. Sipas juristëve, vetëm dekrete presidenciale të kreut të Kremlinit janë mundësia e vetme për të amnistuar të burgosurit që marrin pjesë në luftë. Numri i lirimeve të parakohshme që nga marrja e pushtetit të Putinit në vitin 1999 ka rënë ndjeshëm. Nëse do të bëhej sipas Prigoshin, atëherë do duhej që kreu i Kremlinit brenda pak muajsh të amnistonte mijëra të burgosur.

Kremlini vetë nuk jep informacione. "Për këtë nuk mund të them asgjë", tha në fund të janarit zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov para gazetarëve. "E dini, se ka dekrete të hapura dhe nga ato me shkallë të ndryshme sekreti. Për të fundit nuk mund të them asgjë." Sipas Peskov të gjitha amnestitë do të kryhen sipas ligjit rus.
"Mediazona", një gazetë "online" që punon nga ekzili në Vilnius dhe Tiflis ka kontrolluar të dhënat e autoriteteve ruse të burgjeve dhe ka konstatuar, se numri i të burgosurve rusë nga shtatori deri në tetor 2022 me sa duket për shkak të rekrutimit është ulur në 23.000 vetë. Olga Romanova, themeluese e organizatës "Rusia pas hekurave" përmend shifra të përafërta. Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete amerikane në dhjetor 2022 kanë marrë pjesë 40.000 të burgosur si luftëtarë të grupit Wagner në luftën e Ukrainës. Por sipas "Mediazona" nga tetori 2022 numri i të burgosurve nuk është ulur më tej. Edhe Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe arrin në përfundimin, se përmasat e rekrutimit të të burgosurve kanë rënë ndjeshëm.
Lirim para dërgimit në luftë?
Në internet qarkullojnë video për të burgosur të liruar, që janë publikuar nga shërbimi i shtypit i Prigoshin, por vetëm një herë në një video në tetor 2022 është vënë re një dokument zyrtar. Në një spital në Luhansk nderohen meshkuj për guximin e tyre, duke marrë certifikata për lirimin dhe "faljen e plotë". Në një nga këto certifikata lexohet se personi në fjalë lirohet "me dekret amnistie nga presidenti i Federatës Ruse". Por nuk ka një numër dekreti, vetëm data 6 korrik 2022, sipas së cilës mund të kuptohet, se presidenti Putin e ka nënshkruar dekretin në fjalë që në 6 korrik 2022, pra para dërgimit të të burgosurve nga burgjet në front.
"Deutsche Welle" ka vëzhguar listën e dekreteve presidenciale për vitin 2022. Ato janë të numëruara sipas radhës, por mungojnë numrat e dekreteve sekrete. Kështu mund të përcaktosh numrin e tyre. Nga data 5 deri në 8 korrik, kur Putin me gjasë ka amnistuar të burgosurin në video, janë nënshkruar 4 dekrete sekrete. Teorikisht secili dekret mund të përfshijë një numër të pakufizuar personash.
Vetë ish-luftëtarë të grupit Wagner raportojnë, se si i marrin certifikatat e lirimit. Andrej Medvedev që u arratis në janar në Norvegji bëri dëshmi para autoriteteve norvegjeze. "E di se me mbërritjen te pika e grumbullimit ata nënshkruajnë kontrata dhe një formular kërkesë për falje në mungesë, para se të shkojnë në luftë. Me gjasë kjo për t'i bindur dhe garantuar se nuk po gënjehen, në lidhje me amnistinë", tha Medvedev për gazetën "Th Insider".

Nuk ka prova të bindshme, se të burgosurit pas 6 muajsh shërbim kthehen nga lufta dhe lirohen pa asnjë detyrim. Gati të gjithë të burgosurit që shihen në videot që qarkullojnë, thonë se nuk kthehen në jetë normale, por kthehen te grupi Wagner apo rikthehen në front. Avokatja ruse, Jana Gelmel, që mbron të drejtat e të burgosurve, thotë se të burgosurit e rekrutuar nuk janë vërtet të lirë, edhe pasi lirohen pas pjesëmarrjes në luftë. Shumë vendosen nën presion të mos largohen nga trupa pas përfundimit të afatit. "Trupa Wagner i mban ata, sepse të gjithë janë në një mënyrë të varur nga autoriteti i burgjeve ose Prigoshin." Shumë e dinë, se mund të burgosen sërish, nëse nuk i plotësojnë kërkesat e trupës, thekson Gelmel.

Ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë për një zhvillim të rrezikshëm që e minon më tej sistemin rus të drejtësisë. Mes të amnistuarve ka edhe kriminelë me vepra të rënda penale, vrasës, hajdutë të armatosur, anëtarë të organizatave kriminale. Shumë janë dënuar me dënime të gjata, por nuk kanë kryer as gjysmën e dënimit. "Praktikisht nuk ka as krime dhe as dënime", paralajmëron aktivisja e organizatës "Rusia pas hekurave", Olga Romanova. "Tani lejohet gjithçka dhe një gjë e tillë ka pasoja shumë të forta për një vend."/DW
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve ame...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Si...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga vit...
Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti ...
Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laborator...
Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytete...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve katastro...
Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paid...
Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shka...
Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shp...
Dokumentari i regjisorit Sean Penn për portretin e preside...
Pas tërmeteve katastrofike, që kanë shkaktuar mbi 25 mijë ...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën p...
Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...