Ish-ministri i jashtëm Nikos Christodoulides fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura disa persona.
Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, të hënën arriti në mbi 37.000 dhe pritet që ky numër të rritet.
Faza e shpëtimit “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë më 13 shkurt.
Këto deklarata të tij erdhën në kohën kur ekipet në Turqi arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat disa persona. Zyrtarët thanë se një vajzë e vogël, e quajtur Miray, u shpëtua në Adijaman pas 178 orësh nën rrënoja. Në po të njëjtin qytet u shpëtua edhe një grua 35 vjeçe.
Një grua e quajtur Naide Umay u nxor e gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Antakija dhe në po të njëjtin vend u shpëtuan edhe dy fëmijë. Ndërkaq, në provincën Gaziantep, shpëtimtarët nxorën të gjallë nga rrënojat një grua.
Më herët u bë e ditur se ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat, në qytetin turk të Kahramanmarash.
Ai kishte kaluar 158 orë aty, njoftoi shërbimi i shtypit i Komitetit për Situatat Emergjente dhe Mbrojtjen Civile të Taxhikistanit më 13 shkurt.
Taxhikistani dërgoi një grup prej 50 shpëtimtarësh dhe mjekësh, si dhe 2.5 tonë pajisje speciale në Turqi, për të ndihmuar vendin në përballjen me pasojat e tërmetit të 6 shkurtit.
Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 37.000, mund të dyfishohet.
Autoritetet konfirmuan të hënën se janë konfirmuar mbi 37.000 viktima në Siri dhe Turqi. Numri më i madh i viktimave është në Turqi, përkatësisht 31.643 dhe në Siri janë regjistruar 5.714.
Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.
OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për shujta të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë.
Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.
Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona./ REL
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...
Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare...
Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vi...
Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka ndërmend të zgjas...
Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga b...
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve ame...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Si...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga vit...
Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti ...
Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laborator...
Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytete...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve katastro...
Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paid...
Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...