Një valë globale hakerash godet Gjermaninë
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar g...

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të mbledhin pjesët e balonës kineze të survejimit në lartësi të mëdha, që u godit dhe u rrëzua mbi Oqeanin Atlantik gjatë fundjavës. Pjesët kanë filluar tashmë të analizohen nga ekspertët e shërbimeve të zbulimit.
“Kanë marrë disa pjesë pranë sipërfaqes së detit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, por shtoi se “kushtet e motit nuk lejuan shumë hulumtim të sipërfaqes me mbetje”, të cilat gjendeshin për mbi 11 kilometra larg bregut të shtetit Karolina e Jugut.
Me urdhër të Presidentit Joe Biden, një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën të shtunën pasi kishte përshkuar Shtetet e Bashkuara për mbi një javë, ndër të tjera edhe mbi objekte të rëndësishme ushtarake. Kina ka pretenduar se ishte një mjet fluturues i dalë nga kontrolli që përdorej për studimin e motit dhe nuk përdorej për qëllime ushtarake, por Shtetet e Bashkuara thanë se ishte një balonë survejimi e sofistikuar.
Zoti Kirby tha se ekipet e zhytësave amerikanë “do të kenë mundësinë gjatë ditëve në vijim që të arrijnë thellësitë dhe të shikojnë më mirë se çfarë ndodhet në fund të oqeanit; por, procesi sapo ka filluar”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndër mend t’ia kthejnë pjesët Kinës.
Zoti Kirby tha se u morën masa gjatë udhëtimit tetëditor të balonës mbi territorin e Shteteve të Bashkuara dhe të një pjese perëndimore të Kanadasë, për të “neutralizuar” kapacitetet për të përgjuar Shtetet e Bashkuara, ndërkohë “që rritej dhe përmirësohej aftësia jonë për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe informacion nga balona”.
“Vazhdojmë të analizojmë informacionin që arritëm të marrim nga balona, përpara se ta rrëzonim nga qiejt, dhe tani do të mbledhim pjesët e saj nga të cilat kam përshtypjen që do të mësojmë edhe më shumë”, tha ai.
Zoti Kirby tha se një detaj është tashmë i ditur, se balona nuk lëvizi thjesht në varësi të erës nga Alaska, shteti më në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, përgjatë gjithë Shteteve të Bashkuara deri në bregun lindor, por se kishte mekanizma shtytës dhe drejtues që i jepnin një nivel kontrolli, edhe kur shtyhej nga rrymat në lartësitë e mëdha.
“Është e vërtetë që kjo balonë ka aftësinë të manovrojë – të shtojë shpejtësinë, të ngadalësohet dhe të marrë kthesa. Pra, kishte mekanizëm shtytjeje dhe një timon, nëse mund ta quajmë kështu, që i mundësonte ndryshimin e drejtimit”, tha ai. “Por, vektori më i rëndësishëm i navigimit ishin vetë rrymat e ajrit në lartësi” mbi 18 mijë metra nga toka.
Kina tha të hënën se vendimi i Shteteve të Bashkuara për rrëzuar balonën ishte një test i “sinqeritetit (të Uashingtonit) për të përmirësuar dhe stabilizuar marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe të mënyrës se si vepron gjatë krizave”.
Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden e quajtën episodin “një shkelje e papranueshme e sovranitetit tonë” nga Kina.
Pekini e mohon këtë gjë, duke këmbëngulur se ishte një mjet shkencor civil që ishte zhvendosur gabimisht drejt hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara. Në vazhdim, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes njoftuan se Kina pati dërguar tre herë balona mbi territorin e Shteteve të Bashkuara gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump dhe një herë më parë gjatë gjatë mandatit të zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse jo për një periudhë kaq të zgjatur sa balona e javës së kaluar. Ish-Presidenti Trump mohoi që kjo të ketë ndodhur gjatë presidencës së tij, duke e quajtur “një dezinformim fals”.
Në një deklaratë të qarkulluar të dielën, Zëvendës Ministri i Jashtëm kinez Xie Feng bëri një protestë zyrtare ndaj rrëzimit të balonës, duke e përshkruar si një reagim i tepruar dhe një “shkelje serioze e praktikave ndërkombëtare”.
Zoti Xie u zotua se Kina “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime” të kompanisë private që përdor balonën.
Zbulimi i kësaj balone shtyu Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken që të anullonte një vizitë të shumëpritur në Pekin, që synonte përmirësimin e marrëdhënieve mes dy gjigantëve ekonomikë, marrëdhënie të cilat janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u tha gazetarëve të hënën se Pekini shpreson që Uashingtoni “do të bashkëpunojë me Kinën për të trajtuar në mënyrën e duhur dallimet tona, me qëllim shmangien e gabimeve apo të dëmtimit të besimit tonë të ndërsjelltë”./VOA
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar g...
Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar në kufirin turko-si...
Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohe...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Numri i viktimave për Turqinë dhe Sirinë rritet në të pakt...
Xhamia historike “Yeni Camii” (Xhamia e Re), e vendosur në...
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat ësht...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katas...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të konfi...
Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit...
Pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë, është rritur sërish nu...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bis...
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi telefonata me d...
Turqia nuk gjen ende qetësi pas tërmetit tragjik të mëngje...
Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jash...
Një tërmet me mbi dy mijë viktima ka tronditur Turqinë...
Një kërcënim për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të P...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...