Operacione të shumëfishta të Rojes Bregdetare italiane/ Mbi 1 mijë emigrantë të rrezikuar
ROMË – Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta ...

Megjithë marrëdhënien e paqëndrueshme me Kinën, Shtëpia e Bardhë thotë se mirëpret përpjekjet e Pekinit për të ndihmuar në dhënien fund të luftës në Jemen dhe uljen e tensioneve në rajon, pas njoftimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, që u mundëson Iranit dhe Arabisë Saudite të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas shtatë vitesh armiqësie.
“Nëse kjo marrëveshje mund të qëndrojë – pavarasisht se çfarë interesash pati apo se kush u ul në tryezë – nëse mund të qëndrojë dhe lufta në Jemen të përfundojë, dhe Arabisë Saudite mos t’i duhet të përpiqet vazhdimisht të mbrohet nga sulmet e huthive, që janë të themeluar dhe të mbështetur nga Irani, në fund të fundit ne e mirëpresim këtë”, tha të premten John Kirby, koordinator për komunikimet strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjatë një seance informimi me gazetarët.
Njëkohësisht, zoti Kirby u përpoq të ulte rëndësinë e këtij zhvillimi, duke nënvizuar se edhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar për uljen e tensioneve nëpërmjet “kombinimit efikas të diplomacisë dhe veprimeve parandaluese”. Ai vuri në dukje se plani i njoftuar në Pekin të premten duket se është i ngjashëm me negociatat e mbajtura në Bagdat dhe në Muscat në vitin 2021 dhe 2022, që synonin rivendosjen e marrëdhënieve mes dy fuqive rivale në Lindjen e Mesme, negociata që u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara.
“Vërtet mbetet për t’u parë nëse iranianët do ta respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes”, shtoi zoti Kirby.
Teherani dhe Riadi ranë dakort të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat përkatëse brenda dy muajve, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Irani, Arabia Saudite dhe Kina. Në deklaratë shkruhet se “marrëveshja përmban garancitë e tyre për respektimin e sovranitetit të vendeve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme”.
Riadi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 2016 pasi demonstruesit sulmuan ambasadën saudite në Teheran, për shkak të ekzekutimit nga Arabia Saudite të Sheikut Nimr al-Nimr, një klerik i rëndësishëm shiit, i cili u gjet fajtor për akuza të lidhura me terrorizmin.
Prej dekadash, armiqësia Arabi Saudite-Iran ka ushqyer konflikte në rajon. Ulja e tensioneve ndërmjet Riadit dhe Teheranit mund të ketë pasoja pozitive përtej Jemenit, përshirë në Liban, Siri dhe Irak.
Një arritje diplomatike
Marrëveshja e arritur këtë javë në Pekin është “një arritje madhore diplomatike për Teheranin, Riadin dhe Pekinin”, tha Robert Daly, drejtor i Institutit Kissinger për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, në Qendrën Wilson. Është një arritje për diplomacinë kineze, i tha ai Zërit të Amerikës.
Marrëveshja Arabi Saudite-Iran u arrit ndërsa është krijuar perceptimi mes vendeve të Gjirit Persik se influenca e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme po tërhiqet, dhe Uashingtoni i ka përqëndruar burimet tek përpjekja për luftën në Ukrainë dhe rivalitetin strategjik me Kinën.
Me një koment me sa duket për Uashingtonin, kur u njoftua marrëveshja Pekini u shpreh se “bota nuk është e kufizuar tek çështja e Ukrainës”.
“Ka shumë çështje të lidhura me paqen dhe jetesën e njerëzve që kërkojnë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, si dhe përqasjen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur nga palët e interesuara”, u shpreh në një deklaratë Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Uashingtoni duhet ta shohë këtë si një moment kthjellimi dhe të investojë sërish tek diplomacia, paralajmëroi zoti Daly.
“Nëse Amerika vazhdon të mos jetë e pranishme, apo të jetë e nënpërfaqësuar në kryeqytetet botërore dhe në forumet globale, atëherë do të ketë vetëm veten për të fajësuar”, tha ai. “Marrëveshja Iran-Arabi Saudite nuk ndodhi si rezultat i ndonjë komploti tinëzar kinez. Kina punoi publikisht dhe në vazhdimësi për disa vite për të arritur këtë qëllim”./VOA
ROMË – Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe President...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësua...
Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577...
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dë...
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosu...
Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë...
Policia i kategorizon si amok vrasjet në Hamburg në ko...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar...
Në mosmarrëveshjen mbi anëtarësimin në NATO, Suedia dh...
Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pa...
Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garant...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar lig...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Ser...
Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komu...
Hetimet për tragjedinë e ndodhur në Greqi ku humbën jetën 57...
Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bër...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...