“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë.
“Po nxisim investime të reja për të krijuar sektorë të energjisë së pastër dhe vende pune, si dhe të sigurohemi që kemi zinxhire furnizimi të disponueshme” në të dy kontinentet, u tha Presidenti Biden gazetarëve përpara takimit me zonjën Von der Leyen të premten në Shtëpinë e Bardhë.
“Dhe është kjo ide që përshkon Ligjin tonë për Reduktimin e Inflacionit dhe qëndron në zemër të Planit tonë të Industrisë së Gjelbër në BE”, shtoi ai, duke iu referuar planit evropian për neutralitetin për klimën.
Zonja Von der Leyen reflektoi të njëjtën ndjesi.
“Mendoj se është shumë mirë që ka tashmë një investim të tillë masiv në teknologjitë e pastra dhe të erës”, tha ajo. “Duam vërtet ta përafrojmë me Planin për Industrinë e Gjelbër”.
Sipas ligjit amerikan, administrata do t’u japë 369 miliardë dollarë subvencionime dhe kredi tatimore kompanive amerikane që do të synojnë përgjysmimin e ndotjes me karbon deri në vitin 2030. Bashkimi Evropian e konsideroi këtë diskriminues. Një grup i posaçëm pune u krijua në tetor për të trajtuar këto shqetësime dhe për të shmangur një garë subvencionimesh transatlantike.
Zonja Von der Leyen konfirmoi se negociatat do të fillojnë t’i mundësojnë BE-së të ketë një status të ngjashëm me atë të një partneri të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara, dhe të jetë kështu e përjashtuar nga një klauzolë e ligjit që kërkon që një përqindje e caktuar mineralesh që përdoren për prodhimin e baterive të jetë prodhuar në vend apo të jetë marrë nga një vend partner i tregtisë së lirë.
“Para disa javësh arritëm një marrëveshje për makinat elektrike që hyjnë në tregun amerikan”, u tha zonja Von der Leyen gazetarëve pas takimit me Presidentin Biden. “Sot, ramë dakort se do të punojmë për lëndën e parë jetike që nxirret apo procesohet në Bashkimin Evropian dhe që t’i japim qasje në tregun amerikan, njësoj sikur të jenë përftuar në tregun amerikan”.
Motoja është bashkëveprimi, por mbetet për t’u parë se si do të sheshohen detajet, tha Jackson Janes, studiues në Fondin Marshall.
“Mënyra se si mund të kemi një revolucion të teknologjisë së gjelbër në të dyja anët e Atlantikut është nëpërmjet bashkëpunimit”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Me fjalë të tjera, të mos kemi ligje këtu dhe atje, por të kombinojmë forcat së bashku për të nxitur industrinë në të dyja anët e Atlantikut që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe që gjithashtu të përfitojnë nga avantazhet e mjediseve në secilën anë të Atlantikut”.
BE-ja dhe Kanadaja kanë punuar për të vendosur një “aleancë të gjelbërt” për të ngritur ekonomi që janë “neutrale ndaj klimës, të plota dhe efikase”. Presidenti Biden pritet të koordinohet me këtë përpjekje gjatë vizitës së tij në Kanada këtë muaj.
Ulja e rrezikut nga ndërvarësia
Ndërsa zhvillohet lufta në Ukrainë, Evropa po përpiqet t’i japë fund ndërvarësisë nga Rusia për burime energjitike fosile, duke shtuar prodhimin vendas të energjisë së rinovueshme. Për ta realizuar këtë, do t’i duhet më shumë qasje tek mineralet jetike, si lithiumi dhe metalet e rralla, pjesa më e madhe e të cilave përpunohen në Kinë.
“Kina prodhon 98% të furnizimit të Evropës me metale të rralla”, tha zonja Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në Kingston, Ontario, më herët këtë javë. “Evropa duhet ta eliminojë rrezikun nga kjo ndërvarësi”.
Megjithatë, Evropa nuk mundet të ndërpresë ndërvarësinë për karburant dhe gaz nga Rusia, dhe thjesht ta përsërisë këtë me një ndërvarësi nga Kina për burime minerare, thotë zoti Janes.
“Duhet gjendur mënyra për ta ndërprerë këtë ndërvarësi”, tha ai. “Mund ta arrijnë së bashku nëse pranojnë atë që duhet të bëjnë dhe të mos ngadalësohen nga vështirësitë e brendshme”.
Zonja Von der Leyen ka qenë megjithatë më e kujdesshme për t’iu bashkuar administratës së Presidentit Biden në paralajmërimin ndaj Kinës për të mos armatosur Rusinë. Kur u pyet të premten për këtë çështje, ajo tha se është “një çështje dypalëshe e vendeve në fjalë”.
Uashingtoni po shqyrton sanksione të mundshme ndaj Kinës, në rast se ajo fillon të dërgojë armatime vdekjeprurëse në Rusi.
Pas takimit të Presidentit Biden me Kancelarin gjerman Olaf Scholz javën e kaluar në Uashington, takimi i tij me zonjën Von der Leyen është më i fundit në vazhdën e diplomacisë së nivelit të lartë me udhëheqësit evropianë për të koordinuar mbështetjen për Ukrainën që po mbrohet nga sulmi njëvjeçar i Rusisë.
Muajin e kaluar, Presidenti Biden udhëtoi drejt Kievit për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dhe më tej drejt Varshavës për t’u takuar me Presidentin polak Andrzej Duda dhe udhëheqësit e Grupit të Nëntëshes së Bukureshtit, ku marrin pjesë vendet e krahut më lindor të NATO-s./VOA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësua...
Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577...
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dë...
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosu...
Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë...
Policia i kategorizon si amok vrasjet në Hamburg në ko...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar...
Në mosmarrëveshjen mbi anëtarësimin në NATO, Suedia dh...
Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pa...
Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garant...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar lig...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Ser...
Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komu...
Hetimet për tragjedinë e ndodhur në Greqi ku humbën jetën 57...
Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bër...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armat...
Një termët i fuqishëm ka goditur pak minuta më parë Italin...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...