Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garanton eksportin e sigurt të drithit nga portet ukrainase në Detin e Zi po zbatohej vetëm përgjysmë, duke ngritur dyshime nëse do të lejonte zgjatjen e marrëveshjes që skadon javën e ardhshme.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore, duke lejuar që gruri ukrainas i bllokuar nga sulmi rus të eksportohej në mënyrë të sigurt nga tri porte të Ukrainës.
Ajo u zgjat për 120 ditë në nëntor dhe do të rinovohet më 18 mars nëse asnjëra palë nuk e kundërshton këtë. Megjithatë, Moska ka sinjalizuar se do të pajtohet me një zgjatje vetëm nëse hiqen kufizimet që prekin eksportet e saj.
Eksportet bujqësore të Rusisë nuk janë në mënyrë direkte në shënjestër të sanksioneve të Perëndimit, por Moska thotë se sanksionet ndaj sistemeve të pagesave, industrive të logjistikës dhe sigurimit krijojnë pengesa për eksportimin e drithërave dhe plehrave të saj kimike.
"Ka ende shumë pyetje rreth destinacionit përfundimtar për pjesën më të madhe të grurit. Dhe, sigurisht, pyetjet rreth pjesës së dytë të marrëveshjeve janë të njohura për të gjithë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rusia është ankuar se drithi ukrainas i eksportuar në bazë të marrëveshjes shkon në vendet e pasura. "Pjesa e dytë" i referohet një memorandumi mirëkuptimi me OKB-në që lehtëson eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave kimike.
Marrëveshja "duhet të zgjatet"
Shefi i personelit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se marrëveshja për eksportin e grurit është pjesë e planit të vendit për t'i dhënë fund luftës dhe duhet të zgjatet për një kohë të pacaktuar.
Andriy Yermak, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax në Ukrainë, tha se çdo sugjerim për t'i dhënë fund marrëveshjes për eksportin e grurit përbën "presion ndaj ndërmjetësve të saj - Turqisë dhe OKB-së".
"Të paktën, ajo duhet të zgjatet me të njëjtin afat si më parë", tha zoti Yermak për gazetarët.
Presidenti Zelenskyy dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres zhvilluan bisedime në Kiev të mërkurën për zgjatjen e marrëveshjes, për të cilën Guterres tha se ishte "me rëndësi kritike".
Nuk ka plane për bisedime të drejtpërdrejta midis zotit Guterres dhe presidentit rus Vladimir Putin, tha Kremlini.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha në një konferencë shtypi të enjten se ato që ai i quajti "dy pjesët" e marrëveshjes, sigurimi i eksporteve të grurit ukrainas dhe heqja e barrierave ndaj eksporteve ruse, janë "të ndërlidhura".
“Pjesa e parë është duke u zbatuar dhe ne po i përmbushim të gjitha detyrimet tona në këtë drejtim së bashku me kolegët tanë turq”, tha zoti Lavrov. “Pjesa e dytë nuk po zbatohet fare”.
"Nëse po flasim për një marrëveshje, ajo është pjesë e një pakoje marrëveshjesh. Ju mund të zgjasni vetëm atë që tashmë është duke u zbatuar, dhe nëse kemi një zbatim gjysmak, atëherë çështja e zgjatjes bëhet mjaft e ndërlikuar", tha zoti Lavrov.
Zyrtarja e lartë e OKB-së për tregtinë, Rebeca Grynspan, do të diskutojë marrëveshjen e grurit me zyrtarë të lartë rusë në Gjenevë javën e ardhshme.
Sipas OKB-së, Ukraina deri më tani ka eksportuar më shumë se 23 milionë tonë kryesisht misër dhe grurë në bazë të marrëveshjes. Destinacionet kryesore për këto dërgesa kanë qenë Kina, Spanja, Turqia, Italia dhe Holanda.
"Eksportet ukrainase dhe ruse të ushqimit dhe plehrave kimike janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit", tha zoti Guterres në një konferencë shtypi të mërkurën./ Voa
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar lig...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Ser...
Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komu...
Hetimet për tragjedinë e ndodhur në Greqi ku humbën jetën 57...
Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bër...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armat...
Një termët i fuqishëm ka goditur pak minuta më parë Italin...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur...
Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve lu...
Flamuri i Bashkimit Europian, pranë flamurit të Kosovë...
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosov...
Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave...
Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Q...
Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e...
Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë ...
Portugalia kërkon t’i japë fund “vizës së artë” për të...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në bot...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ul...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...