Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur sanksione kundër një grupi prej 10 anëtarëve të Hamasit dhe kundër rrjetit financiar të grupit militant palestinez në Gazë, Sudan, Turqi dhe Katar, si përgjigje ndaj sulmit befasues ndaj Izraelit ku mbetën të vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 200 të tjerë.
Të sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Huaja janë anëtarët të cilët e menaxhojnë kuletën e investimeve të Hamasit, një lehtësues financiar me bazë në Katar, i cili ka lidhje të ngushta me regjimin e Iranit, një komandant i lartë i Hamasit dhe një këmbimore virutale në Gazë.
Irani është financuesi kryesor i Hamasit.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha se “SHBA-ja po ndërmerr hapa vendimtar dhe të shpejtë për t’i goditur financuesit dhe lehtësuesit e Hamasit, pas sulmit të tij brutal dhe masakrës së pandërgjegjshme ndaj civilëve izraelit, përfshirë fëmijëve”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mbërriti në Lindjen e Mesme të martën vonë për të shfaqur mbështetjen për Izraelin, është përpjekur t’i ulë tensionet në luftën përshkallëzuese mes Izraelit dhe Hamasit, por ato përpjekje kanë përjetuar pengesa të mëdha, posaçërisht pas një shpërthimi që ndodhi në një spital në Gazë të martën, ku u vranë rreth 500 njerëz.
Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Financimin e Inteligjencës, Brian Nelson, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për t’i hetuar kanalet e financimit të Hamasit dhe u bëri thirrje aleatëve dhe sektorit privat ta bëjnë të njëjtën gjë, ose të përgatiten “për t’i vuajtur pasojat”.
“Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë kalimin e parave nëpër sistemin ndërkombëtar për aktivitetet terroriste të Hamasit”, tha Nelson.
Lideri i padukshëm i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, tha se sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit ishte përgjigje kundër bllokadës 16-vjeçare ndaj Gazës, bastisjeve izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor gjatë vitit të fundit, sulmeve në rritje të ardhësve ndaj palestinezëve dhe shtimit të vendbanimeve, përveç arsyeve të tjera.
“Mjaft është mjaft”, tha Deif, i cili nuk shfaqet në publik, në një mesazh të regjistruar. Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit “është vetëm fillimi”./ REL
Këtë vit Panairi i Frankfurtit mbledh më shumë se 4200...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat ...
Alarmi për bombë ka shkatuar panik në disa aeroporte të Fr...
Presdienti amerikan, Joe Biden ndodhet në Izrael, ku k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cilësoi si “shk...
Një nga platformat më të mëdha në botë për udhëtarët në bo...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me ...
Disa vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut po ...
Goditja me raketa e një spitali në Qytetin e Gazës rreziko...
Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë ...
Qindra palestinezë dyshohet kanë humbur jetën pas një shpë...
Në Bruksel sërish pati një atentat terrorist ndaj dy s...
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e kon...
Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Iz...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, k...
Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas ka dekla...
Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ka përjetuar tmerrin e luf...
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin të mar...
Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...