Në mes të sulmeve, Biden viziton sot Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Iz...

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideron të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Por jo të gjithë pjesëmarrësit në samit mendojnë kështu.
Ishte takimi i parë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit. Secili nga pjesëmarrësit sërish ndodhej në zyrën e vet ose diku në udhëtim: Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Izrael, kryeministri hungarez Viktor Orban në Kinë. Në Bruksel në sallën e zbrazur të godinës së Europës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, koleget dhe kolegët ishin mbledhur me ngut përpara një monitori të madh. Nëse tema e samitit të posaçëm, do të mund të ishte bërë shaka duke kujtuar situatat e çuditshme nga koha e pandemisë kjo duket tashmë e largët. Në Bruksel bëhej fjalë për terrorizmin dhe kryesisht për luftën e Izraelit kundër Hamasit palestinez, të klasifikuar nga BE, SHBA dhe shtete të tjera si organizatë terroriste e të gjithë ishin seriozë.
Michel: Bllokada e Izraelit nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Me një minutë heshtjeje kryetarët e shteteve dhe të qeverive përkujtuan dy suedezët e vrarë të hënën nga një islamist, që mendohej se vinte nga Maroku, e që u vra në Bruksel. Po ashtu pjesëmarrësit nderuan viktimat e sulmit terrorist të Hamasit islamist ndaj Izraelit përpara dhjetë ditësh si dhe qindra viktimat nga radhët e popullsisë civile në Rripin e Gazës. Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ritheksuan deklaratën, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj Hamasit dhe sulmuesve të tjerë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. "Bllokada totale e Rripit të Gazës nga Izraeli nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare", tha Charles Michel. Ursula von der Leyen nuk donte ta formulonte kështu. Ajo në vend të kësaj rekomandoi, të lexohej një deklaratë e përbashkët e shteteve të BE-së. Në të kritika e Michelit nuk është përfshirë.
Në emër të BE-së Michel kërkoi të sigurohet ujë, ushqime dhe kujdes mjekësor për 2,1 milionë banorët e Rripit të Gazës, që qëndrojnë tani kryesisht në jug të vendit, pasi Izraeli u bëri thirrje të largohen nga pjesa veriore.
Furnizimi bazë për popullsinë civile
"Nuk është kontradiktore që të mbështesësh Izraelin dhe të kujdesesh për nevojat humanitare për palestinezët", tha Ursula von der Leyen. Ndaj BE-ja do ta rrisë mbështetjen financiare për ndihmat humanitare, për të krijuar një urë ajrore për furnizimin me ndihma. Ndërsa financimet për ndihmën e zhvillimit për infrastrukturën dhe të tjera projekte do të rishqyrtohen. Jo vetëm selia e BE-së në Bruksel, por edhe vendet anëtare duhet të rishqyrtojnë ndihmat e tyre.
Të lirohen pengjet, të hapet kufiri për të huajt BE i bën unanimisht thirrje Hamasit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 200 pengjeve. Egjiptit i bëhet thirrje të hapë kufirin në Rafah për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Të huajt duhet të lejohen të kalojnë përmes pikëkalimit Rafah, bëri thirrje Charles Michel. Edhe dhjetra qytetarë të BE-së janë bllokuar në Rripin e Gazës. Për palestinezët Egjipti nuk do ta hapë kufirin, sepse nuk do të ketë refugjatë në vend, tha Presidenti i Këshillit të BE-së. Në mënyrë indirekte nga qendrimi i Michel u kuptua se kishte një farë mirëkuptimi, pasi shumë refugjatë në Egjipt do të tentonin më pas drejt Europës duke e rritur presionin prej migracionit.
Në emër të BE-së dhe pas sulmeve terroriste në Francë dhe në Belgjikë gjatë ditëve të fundit, Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëruan, se terrori islamist po kthehet në Europë. "Ndaj është shumë e rëndësishme, që të zbuten tensionet në rajon", nënvizoi Ursula von der Leyen. Ofensiva në pritje në terren e Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe viktimat e mundshme në radhët e popullsisë civile mund të shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe radikalizimin në Europë, druajnë diplomatët e BE-së.
Kryeminstri i Hungarisë injoron unitetin
Në deklaratën e tyre të samitit anëtarët e BE-së theksojnë unanimitetin dhe vendosmërinë. Charles Michel tërhoqi vëmendjen, se vendosmëri e ngjashme po tregohet edhe në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj për mbrojtje nga agresioni i Rusisë. Por nuk shkonte aspak në këtë frymë mungesa e një kryeministri të BE-së, hungarezit Viktor Orban, i cili ndodhet në Pekin duke shtrënguar duart miqësisht me presdientin rus Vladimir Putin. Putin dhe Orban, që vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta ekonomike, u takuan në Pekin në samitin e investimeve në kuadrin e Rrugës së Mëndafshit.
Në Bruksel presidentja e Komisionit të BE-së u përpoq ta llustrojë këtë imazh devijues. Ajo akuzoi Rusinë, se po instrumentalizon luftën e Izraelit kundër Hamasit për propagandën e vet kundër Ukrainës dhe për të diskretituar Europën. Ne do të qendrojmë njëkohësisht krah Izraelit dhe Ukrainës, tha Ursula von der Leyen: "Disa besojnë, se mund të na e shkëpusin vëmendjen prej Ukrainës. Por ne do t'u tregojmë, që e kanë gabim: Ne do të mbështesim miqtë tanë, aq sa ata e kanë këtë të nevojshme."/ DW
Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Iz...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, k...
Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas ka dekla...
Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ka përjetuar tmerrin e luf...
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin të mar...
Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe ku...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një sulm i ...
Një spital është bombarduar këtë të martë në Gaza, teksa v...
Gazetarja palestineze Reem Al Omari, thotë në një intervis...
Një i ri që jetonte dhe punonte në Izrael, i rikthyer pak ...
Të paktën 3 mijë njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që ng...
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje njeriun që vrau d...
Avokati i Mahsha Amini , gruas së re që vdiq në shtato...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është takuar m...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presid...
Autoritetet finlandeze kanë bërë me dije se duan të ve...
Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbr...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po ushtron trysni nd...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërva...
"The Guardian" u ka kushtuar një artikull marrëdhëniev...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...