Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Izraelin për një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me një shpërthim që vrau qindra persona në një spital në Rripin e Gazës.
Fillimisht, Biden ishte paraparë të vizitonte edhe Jordaninë, por takimet e tij me liderët arabë janë anuluar teksa ai u nis nga Uashingtoni. Tani Biden do të qëndrojë vetëm në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve që po udhëtonin me ekipin e Bidenit për në Izrael se presidenti amerikan “dëshiron të marrë qëndrimin izraelit për situatën në terren” dhe “do të bëjë disa pyetje të vëshira”.
“Ai do t’i pyes ata si një mik”, shtoi Kirby.
Presidenti amerikan po ashtu është paraparë që të takohet me ekipet e emergjencave dhe me familjarët e viktimave dhe të pengjeve që janë marrë nga Hamasi gjatë sulmeve të militantëve në Izrael.
Pothuajse 2.800 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazë. Edhe 1.200 persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, të gjallë apo të vdekur, kanë thënë autoritetet shëndetësore.
Këto shifra nuk përfshijnë edhe viktimat e shpërthimit të së martës në spitalin Al-Ahli. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, territor që kontrollohet nga Hamasi, tha se një sulm ajror izraelit goditi spitalin. Ushtria izraelite mohoi përfshirjen dhe tha se një sulm i dështuar me raketë nga grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik, ishte përgjegjës për sulmin. Megjithatë, ky grup ka mohuar përgjegjësinë.
Biden tha përmes një deklarate se ishte “i zemëruar dhe thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli në Gazë dhe për humbjen e tmerrshme të jetës si rezultat i shpërthimit”. Ai po ashtu tha se “kam udhëzuar ekipin tim të sigurisë kombëtare për të vazhduar mbledhjen e informacioneve lidhur me atë se çfarë ndodhi saktësisht”.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, në të cilin po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku gjendeshin edhe civilë të tjerë që po strehoheshin nga luftimet.
Qindra palestinezë protestuan në qytetet kryesore në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe në Ramallah. Protesta janë mbajtur edhe në Bejrut dhe Aman, ku turma të zemëruara u mblodhën para ndërtesave të ambasadave izraelite. Zemërimi për shpërthimin në spitali bëri që Bidenit t’i aludohej vizita në Jordani, ku Mbreti Abdullah II kishte planifikuar të ishte nikoqir i një takimi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi. Por, Abbas u tërhoq nga takimi në shenjë proteste dhe më pas samiti u anulua.
Kirby tha se ishte një vendim i “përbashkët” i Jordanisë dhe SHBA-së për të anuluar takimet e presidentit Biden në këtë shtet. Ai tha se lideri amerikan do të ketë mundësi të bisedojë me liderët arabë përmes telefonit kur të kthehet në Uashington.
Vizita e liderit amerikan në Izrael përkon edhe me rritjen e shqetësimeve humanitare në Gazë, territor ku Izraeli ka bllokuar dërgesat me ushqim, karburante dhe ujë. Ndërmjetësuesit po tentojnë që të heqin bllokadën dhe që ndihma të arrijë te civilët dhe spitalet./ Rel
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, k...
Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas ka dekla...
Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ka përjetuar tmerrin e luf...
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin të mar...
Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe ku...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një sulm i ...
Një spital është bombarduar këtë të martë në Gaza, teksa v...
Gazetarja palestineze Reem Al Omari, thotë në një intervis...
Një i ri që jetonte dhe punonte në Izrael, i rikthyer pak ...
Të paktën 3 mijë njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që ng...
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje njeriun që vrau d...
Avokati i Mahsha Amini , gruas së re që vdiq në shtato...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është takuar m...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presid...
Autoritetet finlandeze kanë bërë me dije se duan të ve...
Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbr...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po ushtron trysni nd...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërva...
"The Guardian" u ka kushtuar një artikull marrëdhëniev...
Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE)...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...