Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Këtë vit Panairi i Frankfurtit mbledh më shumë se 4200 botues nga 95 vende deri më 22 tetor. Mijëra botime të reja prezantohen në stendat e shtëpive botuese. Më shumë se 6000 përfaqësues të mediave kanë udhëtuar për në Frankfurt. Vend mik i ftuar është Sllovenia. Startimin e kësaj feste të librit e shënon dhënia e Çmimit Gjerman të Librit, i cili për vitin 2023 iu dha shkrimtarit austriak, Tonio Schachinger. Romani i tij "Në kohë të drejtpërdrejtë" rrëfen historinë e një adoleshenti vjenez, që pushton botën me lojërat kompjuterike. Ky çmim vlerësohet me 25.000 euro. Pika kulmore e Panairit të Frankfurtit është dhënia e Çmimit të Paqes të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve 2023 në Kishën Paul shkrimtarit të njohur, Salman Ruzhdie. Shkrimtari indiano-britanik u lëndua para një viti rëndë pas një atentati. Fjalimin e nderimit për Ruzhdie e mban shkrimtari gjerman, Daniel Kehlmann. Vitin e kaluar këtë çmim e mori shkrimtari i njohur ukrainas, Serhij Zhardan.

Këtë vit Frankfurti ka ftuar Slloveninë me dy milionë banorë si vend mik, një vend me numër të madh poetësh dhe një traditë të gjatë të kultivimit të bletëve. Prandaj "Fjalë të hojeve" është zgjedhur si moto e prezantimit të Sllovenisë. Një nga autorët e njohur mes 70 të ftuarve është edhe Drago Jancar, i cili së fundmi ka publikuar romanin "Kur u krijua bota". Në bisedë me Deutsche Wellen, Jancar thotë, se "nuk mund të hesht, kur shoh, se diçka nuk të bën të ndjehesh mirë". Për përvojën në sistemin e dikurshëm në vendin e tij ai thotë se nuk ka qenë "kurrë i lumtur". "Unë e njoh ndryshimin mes sistemit autoritar, totalitar, dhe jodemokratik, dhe demokracisë." Sllovenia dikur pjesë e Jugosllavisë socialiste është sot anëtare e NATO-s dhe BE-së, pjesë e eurozonës.
Që para hapjes së Panairit, sulmi brutal i Hamasit hodhi hije mbi të. Hamasi kategorizohet nga Gjermania, SHBA, Izraeli dhe vende të tjera si organizatë terroriste. Programi i panairit nuk ndryshon, megjithatë do të dëgjohen më shumë zëra izraelitë, bëri të ditur, drejtori i Panairit të Frankfurtit, Jürgen Boos.

Panairi i Frankfurtit i hapi dyert për herë të parë në vitin 1949, si një shenjë e rifillimit të jetës kulturore në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore. Në edicionin e parë të tij erdhën vetëm 205 botues gjermanë, sot ai është panairi më i madh në botë i librit dhe një simbol ndërkombëtar. Herë pas here panairi është tronditur nga skandale e debate të forta. Që në vitin 1959 Günter Grass me romanin e tij "Daullja e llamarintë" shkaktoi debate të mëdha, kurse në vitin 1998 ishte një fjalim i Martin Walserit pas marrjes së Çmimit të Paqes që shkaktoi valë të fortë reagimesh.
Shkrimtari kritikoi aty se gjermanëve iu mbahet para syve e shkuara nacionalsocialiste, dhe se kjo nuk ndihmon për ta mbajtur vazhdimisht në kujtesë kritike epokën nacionalsocialiste. Drejtuesi i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Ignatz Bubis e akuzoi atëherë Walser për "zjarrvënie shpirtërore". Kurse në vitin 2017 pati një debat të madh për lejen e dhënë shtëpive botuese me sfond ekstremist të djathtë. Në vitin 2021 disa autore me ngjyrë anuluan vizitën në panair për shkaqe sigurie. Kurse pandemia e Coronës e detyroi panairin të hiqte dorë nga prezantimi në hollet gjigande për t'u prezantuar virtualisht.

Ndër temat më të rëndësishme në panair këtë vit renditen inteligjenca artificiale, ndryshimi i klimës dhe lufta kundër populizmit dhe ekstremizmi. Edhe forcimi i partisë populiste gjermane, AfD, lufta në Ukrainë dhe shkallëzimi i krizës në Lindjen e Afërt do të jenë pjesë e diskutimeve në podiumet e shumta të panairit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat ...
Alarmi për bombë ka shkatuar panik në disa aeroporte të Fr...
Presdienti amerikan, Joe Biden ndodhet në Izrael, ku k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cilësoi si “shk...
Një nga platformat më të mëdha në botë për udhëtarët në bo...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me ...
Disa vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut po ...
Goditja me raketa e një spitali në Qytetin e Gazës rreziko...
Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë ...
Qindra palestinezë dyshohet kanë humbur jetën pas një shpë...
Në Bruksel sërish pati një atentat terrorist ndaj dy s...
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e kon...
Presidenti amerikan, Joe Biden, viziton të mërkurën Iz...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, k...
Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas ka dekla...
Kancelarit gjerman, Olaf Scholz ka përjetuar tmerrin e luf...
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin të mar...
Një sulm ajror në Gaza mbi spitalin ku strehoheshin dhe ku...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një sulm i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...