Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjësve federalë dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit me leje të detyruar, duke nisur që nga mesnata e së premtes.
Shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga gjykata federale që të ndalte mbylljen e USAID-it, me argumentin se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit.
“MBYLLENI”, shkroi Presidenti Trump në mediat sociale të premten, duke iu referuar USAID-it.
Të premten, emri i agjencisë, në një tabelë jashtë selisë qëndrore të USAID-it në Uashington, u mbulua duke përdorur letër ngjitëse. Po ashtu prej aty u hoq dhe një flamur.
Dikush kishte vënë një buqetë me lule në hyrje të selisë.
Një grup zyrtarësh të USAID-it, prej më pak se 6 vetash, duke folur për gazetarët të premten, nuk ranë dakord me deklaratat e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, se për programet më kryesore, jetike, jashtë vendit, po bëheshin përjashtime dhe po vazhdonin.
Me qindra punonjës të detyruar të largohen dhe me mbylljen e financimeve, agjencia “ka pushuar së ekzistuari”, tha një zyrtar.
Administrata e Presidentit Trump dhe aleati i tij Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit, janë përqendruar më shumë deri më tani tek USAID-i, në një sfidë të pashembullt për qeverinë federale dhe shumë prej programeve të saj.
Administrata u tha zyrtarëve të mbetur të USAID-it të enjten pasdite se kishte në plan të shkurtonte personelin, duke lënë në punë më pak se 300, nga mijëra punonjësit e saj nëpër botë.
Më vonë të enjten, u finalizua një listë me 611 punonjës të cilët do të vazhdonin të ishin në punë, shumë prej tyre për të menaxhuar kthimin në shtëpi të personelit, kontraktorëve dhe familjeve të tyre jashtë vendit, thanë zyrtarët.
Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Departamentit të Drejtësisë, Brett Shumate, konfirmoi numrin prej 611 punonjësish që do mbeteshin në punë./ Voa
Albin Kurti, kryetari i LVV, njëkohësisht kryeministër...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati në...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar sot sulmet e ...
Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Ko...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka t...
Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherazi kandida...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zgjedhjet e së ...
Agjencia amerikane e ndihmave për botën e jashtme (USAID),...
Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kry...
Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare spec...
Po mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje në Prishtinë aktivi...
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale në Kos...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të k...
Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët konfirmoi të ...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të prem...
Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë SHBA-në j...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administrat...
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...