Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët konfirmoi të enjten kandidatin e Presidentit Donald Trump, Russell Vought, për postin e Drejtorit të zyrës së Menaxhimit të Buxhetit, duke i dhënë frenat e financave të qeverisë një konservatori të vijës së ashpër, që mbron filozofinë e reduktimit të kompetencave të Kongresit mbi paratë e taksapaguesve.
Kandidatura e zotit Vought, u miratua me me 53 pro dhe 47 kundër, pas një seance maratonë, gjatë së cilës demokratët e akuzuan atë si një ideolog të rrezikshëm të ekstremit të djathtë dhe kritikuan republikanët për konfirmimin e kandidaturës së Presidentit Trump, pa bërë shqyrtimin e duhur.
Zoti Vought, i cili drejtoi Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, shkaktoi shqetësime mes anëtarëve të të dyja partive, me kritikat e tij ndaj një ligji të vitit 1974, që parandalon presidentët të bllokojnë në mënyrë të njëanshme fondet e miratuara nga Kongresi.
Në seancat dëgjimore për konfirmimin e tij në dy komisione të Senatit (Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe ai për Buxhetin), zoti Vought tha vazhdimisht se besonte se ky ligj ishte antikushtetues, një pozicion që edhe kryetarët republikanë të komisionëve, thanë se nuk e mbështesnin plotësisht.
Javën e kaluar, Zyra e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë lëshoi një urdhër për ngrirjen e qindra miliarda dollarëve në ndihma financiare, apo kredi federale.
Shtëpia e Bardhë tha se ngrirja ishte e nevojshme për t’u siguruar që programet e ndihmës të ishin në përputhje me prioritetet e Presidentit Trump.
Shtëpia e Bardhë e anuloi urdhrin, pas vendimit të një gjykatësi federal që bllokoi përkohësisht ngrirjen e fondeve.
Megjithatë vendimi i administratës ngjalli frikë të gjerë mbi fatin e shërbimeve thelbësore të financuara nga qeveria si dhe shqetësime se Presidenti Trump mund të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër programeve të tjera të financuara nga qeveria.
Demokratët u përpoqën të lidhin rolin e zotit Vought në hartimin e dokumentit të së djathtës ekstreme të njohur si "Projekti 2025", me një sërë veprimesh të administratës, përfshirë veprimet e njëanshme që në thelb po çojnë drejt mbylljes së Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe shkarkimin e prokurorëve në Departamentin e Drejtësisë.
"Qoftë ajo çka po ndodh me punonjësit federalë, me USAID-in, me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë, e gjithë kjo është vepër e Russell Vought-it", tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer gjatë fjalës së tij në seancën e konfirmimit të zotit Vought.
Zoti Schumer shtoi se "ai po punon për të dëmtuar amerikanët”.
Republikanët vlerësuan përvojën e zotit Vought si drejtor për Buxhetin dhe rolin ai do të luajë në shkurtimin e atyre që ata i cilësuan shpenzimeve të kota qeveritare.
"Identifikimi i mënyrave për të frenuar shpenzimet tona – duke patur si objektiv paratë që shkojnë dëm, duhet të jetë përparësi. Jam i bindur se zoti Vought do të luajë një rol udhëheqës drejt arritjes së këtij objektivi”, tha këtë javë udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune.
“Nuk ka dyshim se ai do të veprojë me shpejtësi në këtë drejtim”, shtoi ai./ VOA
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të prem...
Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë SHBA-në j...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administrat...
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja ...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka bërë të ditur se...
Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veter...
Më shumë se 10 emigrantë ilegalë nga Venezuela u transferu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Rusia përshëndeti të enjten vendimin e administratës së re...
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të p...
Donald Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën elektor...
Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionë...
Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtar...
Ndryshime të shumta po ndodhin në politikat e bankave në E...
Në Greqi, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sa...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka ndarë disa n...
Drejtuesi i platformës “X”, Elon Musk, ka denoncuar sot nj...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe administrata e tij ...
Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...