SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që ka nga fondet e Agjencisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim (USAID).
Dhe ajo nuk është e vetmja. Në gjithë shtetin, biznese dhe grupe joqeveritare janë duke u përballur me vështirësi të mëdha, pasi buxhetet u janë zvogëluar dukshëm.
“Jam duke bërë gjithçka për të ruajtur ekipin”, ka thënë Natalia Parkhitko, ushtruese e detyrës së drejtores në organizatën bamirëse Dostupno, në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
“Lajmi ka qenë tronditës”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pamundësuar punën e USAID-it kur ka urdhëruar pezullim 90-ditor të shpenzimeve të kësaj organizate, qysh prej 24 janarit.
Më 3 shkurt, punëtorëve nuk u është mundësuar hyrja në zyrat në Uashington, dhe stafi është duke u tërhequr prej shteteve të huaja.
Kontraktorët janë pushuar nga puna, apo janë në pushim të detyrueshëm, çka ka nxitur mijëra njerëz që t’u bashkohen protestave në Uashington.
USAID-i është agjencia kryesore e qeverisë amerikane për administrim të ndihmës civile dhe asistencës zhvillimore në botë. Organizata ka qenë prezente në mbi 100 shtete, duke ndarë fonde në vlerë të miliarda dollarëve brenda vitit, dhe i ka pasur mbi 10.000 punëtorë në gjithë botën.
Administrata Trump i ka kritikuar programet e USAID-it si joefikase dhe aspak në linjë me interesat amerikane, duke argumentuar se disa prej funksioneve të agjencisë do të menaxhohen prej Departamentit amerikan të Shtetit. Edhe kritikët e kanë pranuar se disa programe sociale dhe kulturore të financuara nga USAID-i nuk kanë qenë në linjë me misionin fillestar.
Dostupno ka punuar me vite për çështje që lidhen me qasjen e personave me nevoja të veçanta në ambiente publike.
Kjo kategori e shoqërisë vetëm sa është rritur pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.
Në mesin e aktiviteteve të organizatës është edhe ofrimi i ndihmës për ushtarët e plagosur që t’i kthehen përditshmërisë, përmes mbështetjes psikologjike, dhe përfitimeve të tjera për personat me nevoja të veçanta.
Parkhitko ka thënë se grupi është në kërkim të alternativave dhe shpreson të gjenerojë fonde shtesë përmes thirrjeve publike.
“As nuk guxojmë të mendojmë që Dostupno do t’i mbyllë të gjitha projektet dhe nuk do të punojë. Pavarësisht pezullimit të fondeve, ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona”, ka thënë ajo.
Momentalisht, Dostupno nuk mund t’i paguajë rrogat e stafit.
Prej vitit 2022, USAID-i ka ndarë miliarda dollarë për Ukrainën, si ndihmë humanitare, për asistencë zhvillimore dhe mbështetje direkte për buxhetin e shtetit. Sektori i bujqësisë ka përfituar më së shumti në Ukrainë.
USAID-i ka thënë se prej vitit 2022 i ka ndihmuar një të tretës së bujqve ukrainas, duke i ndihmuar me fara, plehra dhe pesticide dhe financim të kërkesave të tyre.
Njëri prej pranuesve të ndihmës është Këshilli Agrar Gjithukrainas, organizatë joqeveritare që mbështet bujqit dhe avokon për reforma bujqësore.
Shefi i saj Andriy Dykun, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbështetja e USAID-it është jetike për organizatat e vogla dhe të mesme që merren me bujqësinë në rajonet e pushtuara, apo ato që janë çliruar nga pushtimi, në mënyrë që t’i rikthehen punës së tokës.
“Për shembull, thasët për ruajtjen e grurit, plehu, farat. Me mbështetjen e USAID-it ka nisur të zbatohet edhe reforma për tokat bujqësore dhe tani jemi duke mbështetur bujqit që të krijojnë asociacione për përdorim të ujit”, ka thënë ai.
“Grantet, shërbimet këshilluese dhe mbështetja ligjore –të gjitha këto kanë ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme bujqit ukrainas”, ka thënë Dykun.
Kjo situatë është duke prekur edhe Qeverinë ukrainase, pasi buxheti i saj është prekur në ministritë e Energjisë, Shëndetësisë, Edukimit, në komunat lokale dhe agjencitë tjera shtetërore.
Deputetja ukrainase Inna Sovsun ka thënë se vetëm në shtator të vitit të kaluar, USAID-i ka ndarë 325 milionë dollarë për të ndihmuar sektorin e energjisë, i cili është goditur vazhdimisht me bomba ruse.
“Nuk do të komentojmë tani, derisa t’i studiojmë të gjitha hollësitë. Ndoshta USAID-i mund t’ju ofrojë më shumë informacione”, ka thënë Ministria e Energjisë në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Zyra e USAID-it në Ukrainë nuk i ka treguar Radios Evropa e Lirë se cilat programe do të pezullohen.
“Ndihma e USAID-it e ka ndryshuar komplet situatën, ka ndikuar në jetët e qindra mijëra ukrainasve, ka vendosur standarde të reja për makinerinë e ngadalshme shtetërore”, ka thënë Vladyslav Sodel, fotograf që ka dokumentuar punën e USAID-it për tetë vjet.
Ai ka thënë se është befasuar shumë kur e ka kuptuar llojllojshmërinë e projekteve që janë financuar nga agjencia.
“Duke nisur nga një shtrat me dyshek, më pas te strehimoret për refugjatë, e deri tek injeksionet në vlerë të miliarda dollarëve për stabilitet të rrjeteve tona të energjisë”. /REL
Më shumë se 10 emigrantë ilegalë nga Venezuela u transferu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Rusia përshëndeti të enjten vendimin e administratës së re...
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të p...
Donald Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën elektor...
Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionë...
Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtar...
Ndryshime të shumta po ndodhin në politikat e bankave në E...
Në Greqi, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sa...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka ndarë disa n...
Drejtuesi i platformës “X”, Elon Musk, ka denoncuar sot nj...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe administrata e tij ...
Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme...
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me ...
Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentes...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti pretendimin ...
Sulmi me armë në një shkollë edukimi për të rritur në Sued...
Presidenti Donald Trump theksoi se kërkon një marrëveshje ...
Qendra për Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...