Ndryshime në politikat e bankave/ Ulet norma e interesit në Çeki dhe Angli
Ndryshime të shumta po ndodhin në politikat e bankave në E...

Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe për ta zhvilluar këtë territor të shkatërruar nga lufta.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha se propozimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve do të ishte i përkohshëm. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, ky ndryshim i qëndrimit vjen pas reagimeve botërore dhe paralajmërimit të Kombeve të Bashkuara kundër “çfarëdo lloj spastrimi etnik”.
Mbi 500 mijë palestinezë, rreth një e katërta e popullsisë, janë kthyer në pjesën veriore të Gazës. Ata u shprehën mospërfillës ndaj deklaratave të Presidentit Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do ta merrnin nën kontroll enklavën palestineze.
“Presidenti Trump vetëm mund të ëndërrojë se mund të na zhvendosë, apo të na dëbojë”, thotë palestinezja Samiha Zaher.
Të martën, Presidenti Trump u pyet nëse do të dërgonte trupa amerikane për të marrë Gazën.
“Sa i përket Gazës, do të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme. Nëse është e nevojshme, do ta bëjmë këtë. Do ta marrim përsipër atë copë”, deklaroi zoti Trump.
Por të enjten Presidenti Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se “Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në fund të luftimeve”.
Ai shtoi se palestinezët do të “vendosen në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”.
Ai gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë “me ekipe të mëdha ndërtuesish nga e tërë bota” dhe “gradualisht dhe me kujdes do të fillonin të ndërtonin atë që do të shndërrohej në njërin prej projekteve zhvillimore më të mrekullueshme në botë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt po ashtu qartësoi deklaratat e Presidentit Trump të mërkurën.
“Kjo nuk nënkupton prani të forcave në Gazë. Nuk do të thotë se taksapaguesit amerikanë do t’i financojnë këto përpjekje. Do të thotë që Donald Trumpi, i cili është personi më i aftë për të bërë marrëveshje në planet, do të bëjë një marrëveshje me partnerët tanë në rajon”, tha ajo.
Por partnerët e rajonit, përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, dy shtetet të cilave Presidenti Trump po u bën trysni për të pranuar palestinezët në vendet e tyre, e kundërshtuan këtë ide.
Mbreti Abdullah i Jordanisë u takua me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman të mërkurën, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë palestinezë u takuan me ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro. Ata theksuan nevojën për një zgjidhje me krijimin e dy shteteve.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Është thelbësore të veprojmë në përputhje me themelin e ligjit ndërkombëtar. Është qenësore të shmangim çfarëdo formë të spastrimit etnik”, tha ai.
Arabia Saudite, që konsiderohet busulle gjeopolitike dhe kulturore e botës arabe, përmes televizionit publik, e bëri të qartë qëndrimin në përkrahje të një shteti palestinez, duke e quajtur atë “të qëndrueshëm, të palëkundur dhe të patundur”.
“Ky qëndrim i palëkundur nuk është i hapur për negociata”.
Kjo deklaratë kundërshton pretendimin e Presidentit Trump të bërë të martën se Arabia Saudite nuk po kërkon një shtet palestinez.
“Arabia Saudite do të japë një ndihmë të madhe dhe e ka luajtur një rol të tillë tashmë. Ata duan paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.
Arabia Saudite ishte e përfshirë në negociata me administratën e Presidentit Biden për të njohur Izraelin në shkëmbim të një marrëveshje mbi sigurinë dhe energjinë.
Por bisedimet u ndalën për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor të vitit 2023 dhe kundërofensivës së Izraelit.
Një marrëveshje me Arabinë Saudite do të zgjeronte Marrëveshjen e Abrahamit, të cilën Presidenti Trump e ndërmjetësoi në vitin 2020, e cila normalizoi marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe. Rijadi kërkon të jetë më i kujdesshëm, të paktën tani për tani.
“Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman aktualisht nuk sheh ndonjë përfitim të menjëhershëm për veten nëse i bashkohet planit të Presidentit Trump, i cili përndryshe është fyes dhe e tërë bota duket që ka dalë kundër tij”, thotë Madawi al-Rasheed, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Në mesin e tyre janë vendet armike të Shteteve të Bashkuara, Kina dhe Rusia, por edhe aleatët e saj, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
“Duhet lejuar kthimi në shtëpitë e tyre. Duhet t’i lejojmë të rindërtojnë dhe ne duhet t’u qëndrojmë me ta gjatë rindërtimit në kërkim të një zgjidhjeje përmes krijimit të dy shteteve”, deklaroi Kryeministri britanik Keir Starmer.
Shtëpia e Bardhë thotë tani se plani i Presidentit Trump është zhvendosja e përkohshme e palestinezëve në një vend tjetër.
“Është vend ku nuk jetohet. Në fakt mendoj se është keq të sugjerohet se njerëzit mund të jetojnë në kushte aq të vështira”, deklaroi zëdhënësja Leavitt.
Ajo tha se Presidenti Trump do të flasë me udhëheqësit rajonalë gjatë ditëve të ardhshme.
Ndërkohë protestuesit u mblodhën në disa qytete amerikane për të protestuar veprimet e Presidentit Trump, përfshirë qëndrimin e tij mbi Gazën. /VOA
Ndryshime të shumta po ndodhin në politikat e bankave në E...
Në Greqi, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sa...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka ndarë disa n...
Drejtuesi i platformës “X”, Elon Musk, ka denoncuar sot nj...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe administrata e tij ...
Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme...
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me ...
Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentes...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti pretendimin ...
Sulmi me armë në një shkollë edukimi për të rritur në Sued...
Presidenti Donald Trump theksoi se kërkon një marrëveshje ...
Qendra për Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin...
Rënia e Qeverisë së Serbisë nën presionin e protestave - p...
Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Bo...
Qindra ushtarë meksikanë u vendosën gjatë së martës në kuf...
Një incident me të shtëna arme ka ndodhur sot në një staci...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Sht...
Sipas të dhënave të qeverisë gjermane në vitin 2024 u shën...
Kalifornia është "izoluar" për shkak se i gjithë qyteti ta...
U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare lideri shpirtëror i my...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...