"Ata që janë në juridiksionin e SPAK apo GJKKO-së nuk përfitojnë"/ Gogu prezanton projektligjin për amnistinë penale
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisio...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisio...

Beogradi pavarësisht presionit masiv nga BE vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe i refuzon sanksionet ndaj Rusisë. Serbia është e varur fort nga furnizimet ruse me gaz. Por marrëveshja e vitit 2022 për furnizimet me gaz nga Rusia në Serbi përfundon në fund të këtij viti. Ndërkohë që prej një jave kanë hyrë në fuqi sanksionet e SHBA-së, që prekin koncernin serb NIS. Nisur nga fakti që NIS mbulon mbi 80 përqind të nevojave me naftë dhe benzinë të Serbisë, kjo mund të ketë pasoja, sipas ekspertëve.
Përse iu shit NIS Gazpromit rus?
Serbia ka probleme masive për shkak të një marrëveshjeje ekonomike me Rusinë nga viti 2008. Asokohe Serbia ndërmarrjen shtetërore të naftës NIS (Naftna Industrija Srbije) në vështirësi financiare ia shiti koncernit rus të naftës Gazprom Neft. Serbia shpresonte me këtë krahas avantazheve ekonomike edhe përparësi politike: Kryesisht mbështetjen ruse lidhur me konfliktin e Kosovës. Sot Gazprom Neft bashkë me Gazprom posedon rreth 56 përqind të aksioneve të NIS, ndërsa shteti i Serbisë ka rreth 30 përqind të aksioneve. Si rrjedhojë firma serbe e naftës në janar të këtij viti u përball me paketën e sanksioneve të SHBA-së ndaj ekonomisë ruse të energjetikës.
Ndërpriten furnizimet
Sanksionet u vendosën kundër Rusisë dhe sektorit të saj energjetik nga presidenti i SHBA-së Joe Biden në momentin e fundit të mandatit të tij. Me ardhjen e Donald Trumpitnë Shtëpinë e Bardhë, pati një rregull përjashtues të sanksioneve për NIS, në mënyrë që të mos rrezikohej furnizimi me energji në Serbi. Por afati përfundoi më 9 tetor 2025. Tani nuk ka më përjashtim, NIS do të ndiejë vërtetë pasojat e sanksioneve. Meqënëse Serbia prodhon në vend më pak se një të katërtën e nevojave të veta për naftë, NIS merr naftë kryesisht nga vende si Kazakistani, Azerbajxhani apo Nigeria. Nafta furnizohet me cisterna në Kroaci dhe prej andej përmes tubacioneve kalon në Serbi. Tani që sanksionet kanë hyrë në fuqi, shoqëria kroate e linjave naftësjellëse JANAF i ka ndërprerë furnizimet.
Akuza ndaj qeverisë në Serbi
Opozita serbe kritikon qeverinë. Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk ka bërë asgjë për t'u shkëputur nga varësia prej Rusisë. Nga ana tjetër prej kohësh ka qenë e qartë, që SHBA një ditë do t'i vinte në veprim sanksionet. Ekspertët vërejnë gjithashtu, se qeveria ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme ndaj këtij problemi.
Kontrata e gazit është shtyrë deri në fund të vitit
Në maj të këtij viti përfundoi afati i një marrëveshjeje dhjetë vjeçare me Gazpromin rus. Pala ruse e shtyu afatin e kësaj marrëveshjeje deri në fund të këtij viti. Tani në Serbi po spekulohet, se me këtë Rusia është duke bërë presion që koncerni i naftës NIS të mos kthehet sërish në pronësi të shtetit të Serbisë. Këtë e hodhi poshtë ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharçenko: "Ne nuk do ta ndërpresim furnizimin me gaz në Serbi. Ne do ta vazhdojmë atë edhe më tej me çmime më të mira".
Riblerje e aksioneve nga Serbia?
Presidenti i Serbisë Vuçiq para pak ditësh u takua me kryetarin e kryesisë së kompanisë ruse Gazprom Neft, Alexander Djukov, dhe me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, për të negociuar lidhur me NIS. Se cila do të jetë në fund zgjidhja, nuk u tha, por Vuçiq u premoti serbëve, se nuk do të ketë krizë energjetike. "Kohët janë të vështira. Por mund t'u siguroj qytetarëve të Serbisë, se nuk do të ketë mungesë të naftës apo derivateve të saj dhe as ndonjë krizë energjetike në Serbi. Miqtë tanë rusë e kanë kuptuar mesazhin tonë, dhe ne e kemi kuptuar, se cilat janë interesat e tyre. Do të bëjmë gjithçka, që është më e mira taktikisht dhe strategjikisht për Serbinë", tha Vuçiq. Mediet serbe nga burime të ndryshme kanë mësuar, se shteti serb planifikon të riblejë një pjesë të NIS, në mënyrë që koncernet shtetërore ruse të mos jenë më posedues të shumicës së aksioneve. Nëse Rusia dikur arrin të "normalizojë" pozitën në nivel ndërkombëtar, aksionet sërish mund t'i shiten Rusisë, mund të jetë plani.
A do të ketë krizë furnizimi me karburant?
Serbia ende nuk ka ngushticë furnizimi. Por disa serbë shqetësohen se mund t'u duhet sërish si në vitet 1990 të luftës të blejnë benzinë me shishe e bidonë. Pasojat e para të sanksioneve qytetarët kanë filluar t'i ndiejnë. Sepse pikat e furnizimit me karburant të NIS dhe Gazprom në Serbi janë të shkëputuara nga sistemi i pagesave me kartat e kreditit Visa, Mastercard dhe American Express./DW
Ushtria izraelite ka kryer sulme në Gazë, teksa Izraeli ka...
Muzeu i Luvrit në Paris, një nga institucionet kulturore m...
Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet lokale në 80 komuna ...
Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris. Lajmi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar ...
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka "raporte të be...
Hetuesit policorë po kryejnë bastisje në komunën e Zveçani...
Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet lokale në 80 komuna ...
Katër shtetas grekë, përfshirë një grua 26-vjeçare dhe tre...
Administrata Trump po shqyrton mundësinë deportimit të dy ...
Analisti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ndërroi...
Aeroporti më i madh i Bangladeshit u përfshi ditën e sotme...
“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e s...
Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 ...
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufi...
Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) është bërë in...
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien ...
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Hungarinë në ...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sot se ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Australia në dhjetor u bë vendi i parë në botë që ndaloi m...
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në ...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...