FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Rusia ka nisur të zbatojë masa kundër terrorizmit në Kursk, rajonin ku ka nisur inkursion ushtria ukrainase, si dhe në dy rajone të afërta, Brajansk dhe Belgorod.
Njoftimi është bërë në orët e para të 10 gushtit nga Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit.
Në deklaratë është bërë e ditur që vendimi është marrë prej shefit të shërbimit të inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), si përgjigje ndaj “tentimit të pashembullt” të Ukrainës për të “destabilizuar situatën në disa rajone”.
Më 9 gusht, Rusia e ka shpallur atë që e ka përshkruar si emergjencë të “nivelit federal” në rajonin Kursk, disa orë pas sulmeve të ushtrisë ukrainase.
Si përgjigje ndaj inkursionit, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 9 gusht se do të transferojë forca shtesë në rajon, përfshirë sistemet raketore Grad, artileri dhe tanke, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Media shtetërore ka raportuar edhe për pozicionim të ushtrisë ruse në Kursk, si dhe ka publikuar disa pamje të ushtrisë duke lëvizur në atë rajon.
Hyrja e ushtrisë ukrainase në rajonin kufitar rus është përshkruar si sulmi më i madh në tokën ruse, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Nuk dihet shumë për inkursionin ukrainas, ndonëse ushtria ruse ka pretenduar që në të janë të përshirë rreth 1.000 trupa dhe dhjetëra tanke.
Prej nisjes së inkursionit, më 6 gusht, trupat ushtarake ukrainase kanë fituar kontrollin e rreth 600 kilometrave katrorë të territorit, dhe të më shumë se dhjetëra vendbanimeve, sipas zyrtarëve lokalë.
Sipas njoftimit të 10 gushtit, Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit, ka thënë se masat përfshijnë shpërnguljen potenciale të banorëve, kufizimin e transportit, si dhe rritjen e sigurisë.
Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht operacionin, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky, ka thënë më 8 gusht se Rusia duhet t'i përjetojë pasojat e një pushtimi.
“Rusia solli luftë në tokën tonë dhe duhet ta përjetojë atë që ka bërë”, ka thënë Zelensky, pa iu referuar direkt ofensivës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë në Rripin ...
E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 1...
Detaje të reja janë zbardhur nga rrëzimi i avionit në ...
Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “eks...
Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që syno...
Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipaz...
Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e...
Franca dënoi ashpër të premten ato që ajo i quajti veprime...
Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një...
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa ...
Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shë...
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...