Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën verilindore, po zhvillohen që nga mëngjesi i ditës së martë luftime të ashpra. Organet e qeverisjes rajonale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe rregullisht bien sirenat e alarmit ajror.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe të ekspertëve ushtarakë trupat ukrainase kanë depërtuar në territorin rus. Thuhet se ato kanë kapur ushtarë rusë dhe se ushtria ruse ka humbur të paktën një helikopter Ka-52 që u rrëzua nga një dron.
Autoritetet ruse pretendojnë se e kanë "ndaluar përparimin e trupave të armikut" dhe se e kanë "situatën nën kontroll", por nga qyteti i vogël Sudxha njoftohet për luftime të reja.

Ukraina nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen në rajonin e Kurskut. Shumica e ekspertëve ushtarakë të intervistuar nga DW mendojnë se ky sulm në territorin rus do ta dobësojë ushtrinë ruse në frontin kryesor në Ukrainë, sepse Rusisë do t'i duhet të zhvendosë disa nga trupat e saj.
Në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit rus të Sigurimit që thirri presidenti Vladimir Putin, mund të jetë diskutuar për një dështim të shërbimit sekret rus në gjurmimin e lëvizjeve të trupave ukrainase pranë kufirit. Sipas ekspertit të pavarur ushtarak rus, Juri Fjodorov: "Fjala është për dy brigada me rreth 4,000 ushtarë secila, gjë që është padyshim një sukses për palën ukrainase."
Sipas tij këto trupa mund të jenë të mjaftueshme për të krijuar një bazë për veprime të mëtejshme në territorin rus, sepse në atë zonë nuk ka as sisteme mbrojtjeje dhe as trupa të mjaftueshme ruse. "Në Kursk ka 10,000 deri në 12,000 ushtarë. Ata janë të shpërndarë dhe më pak të përgatitur për të luftuar sesa trupat e përfshira drejtpërdrejt në luftë," thotë ai. Eksperti mendon se qëllimi kryesor i Ukrainës është që ta shpërqendrojë ushtrinë ruse nga fronti kryesor i luftimeve.

Por në të njëjtën kohë Fjodorovi tha se edhe forcat e armatosura ukrainase kanë probleme të mëdha: "Zelensky tha se forcat e armatosura ukrainase kanë thuajse 14 brigada pa personel dhe se nuk ka armë të mjaftueshme për t'i dërguar ato në betejë".
Analisti ushtarak rus Jan Matvejev pajtohet me këtë vlerësim, duke shtuar se në territorin rus mund të ketë disa qindra ushtarë ukrainas, ndërsa pjesa tjetër janë duke pritur si rezervë në territorin ukrainas. Këto trupa rezervë mund të vihen në veprim, nëse ofensiva ukrainase do të jetë e suksesshme.
Sipas Matvejevit ushtria ukrainase kishte arritur të kapte deri më 7 gusht dhjetë fshatra dhe kishte depërtuar rreth 15 kilometra në territorin rus. Edhe ekspertët e Institutit për Studimin e Luftërave (ISW) me seli në SHBA flasin për një depërtim deri në dhjetë kilometra.
Nga këndvështrimi psikologjik territori rus i pushtuar është për Ukrainën një argument i rëndësishëm në bisedimet për një armëpushim të mundshëm, thotë Matvejev. Por nga perspektiva ushtarake është e paqartë nëse në fund Ukraina do të humbasë si rezultat i ofensivës më shumë njësi ushtarake sesa ushtria ruse. "Në frontin e Donjetskut, për shembull, ushtria ukrainase ka probleme serioze”.
Humbja e kontrollit mbi një pjesë të territorit rus është katastrofë për autoritetet ruse, thotë eksperti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov. Në të njëjtën kohë ushtrisë ruse thjesht i mungon personeli që mund ta dërgojë në zonën e re të luftimeve: "Çdo muaj në Rusi mobilizohen 25,000 deri në 30,000 vetë për të nënshkruar kontrata me ushtrinë. Por ata nevojiten për të kompensuar humbjet në vijën e parë të frontit”.
Zhdanovi mendon se udhëheqja ukrainase mund ta përdorë situatën për të marrë një pozicion më të fortë, nëse fillojnë negociata për zgjidhjen e konfliktit ushtarak. "Rëndësia politike e tejkalon suksesin ushtarak," thotë ai./ VOA
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se masa do të adreso...
Hezbollahu duket gjithnjë e më shumë se mund të godasë Izr...
Shtetet e Shengenit lëshojnë miliona viza Shengen çdo ...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorist që ishte ...
Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë...
Tri koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë...
Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme...
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...