U vra në Serbi/ Dërgohet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...

Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për komplot për sulm në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë planifikonte të kryente një sulm vetëvrasës që do të kishte shkaktuar “gjakderdhje” dhe ishte betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik, tha kancelari austriak Karl Nehammer të enjten.
I dyshuari po planifikonte një sulm vdekjeprurës në mesin e rreth 20,000 adhuruesve të këngëtares Swift që do të mblidheshin jashtë stadiumit Ernst Happel të Vjenës, tha më herët, Omar Haijawi-Pirchner, drejtor i Sigurisë dhe Zbulimit austriak.
Dy të rinj të tjerë austriakë të moshës 17 dhe 15 vjeç u arrestuan të mërkurën për komplotin.
Rrjeti amerikan "ABC" citoi burime të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës të ishin shprehur se autoritetet austriake kishin marrë informacion mbi rrezikun në koncertin e këngëtares Swift nga inteligjenca amerikane.
Zëdhënesi i Departamentit të Shtetit tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin qenë në komunikim me autoritetet austriake mbi dyshimet për një komplot për një sulm gjatë koncertit të këngëtares amerikane, por nuk konfirmoi njoftimet se autoritetet amerikane të zbulimit u kishin dhënë atyre informacione mbi një sulm të planifikuar.
“Ne kemi qenë në kontakt me qeverinë austriake mbi këtë çështje. Është praktike që ne ndajmë informacion me aleatët dhe partnerët tanë mbi aktivitetet terroriste njësoj siç ata ndajnë informacion me ne”, tha zëdhënësi Matthew Miller gjatë një komunikimi me gazetarët.
Autoritetet austriake arrestuan të mërkurën një shtetas të Austrisë 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten "Zërit të Amerikës" se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”.
Shkupi sipas përgjigjes dhënë "Zërit të Amerikës" “po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.
Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari.
Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe Al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.
“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.
Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.
Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.
Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.
“Ai deklaroi se donte ta kryente sulmin duke përdorur eksploziv ose armë të ftohta, armë këto që janë gjetur. Ai po i shqyrtonte të dyja opsionet. Qëllimi i tij ishte të vriste veten dhe një turmë të madhe në koncert”, tha Omar Haijawi-Pirchner, drejtor i Sigurisë dhe Zbulimit austriak.
Autoritetet publikuan një fotografi të mbuluar të 19-vjeçarit i cili kishte lënë punën me 25 korrik, duke deklaruar se “kishte ende plane të mëdha".
I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe Al-Kaida në shtëpinë e tij.
Anulimi i koncerteve pikëlloi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.
"Do të flas për veten dhe miqtë e mi. Jemi të shokuar. Anulimi i koncertit na ka mërzitur, por githashtu jemi mirënjohës që autorët e këtyre planeve u kapën para se të vepronin”, thotë Emma Soto, një ardhuruese e këngëtares Taylor Swift që udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara në Austri.
Sipas Franz Ruf, drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë, në shtëpinë e të dyshuarit 19-vjeçar u gjetën lëndë kimike dhe pajisje teknike.
Në një intervistë të enjten me programin "Oe1" të transmetuesit publik "ORF", zoti Ruf tha se hetuesit po vlerësojnë provat e sekuestruara nga shtëpia e të dyshuarit. Vetëm pak javë më parë, 19-vjeçari kishte postuar në një llogari në internet një betim për besnikëri ndaj udhëheqësit aktual të grupit Shteti Islamik, shtoi ai.
Zëvendës kancelari i Austrisë Werner Kogler, shkroi në platformën e sociale "X" se “për shumë njerëz, një ëndërr është shkatërruar sot. Në tri mbrëmje në Vjenë, dhjetëra mijëra adhurues të këngëtares Swift duhet të kishin festuar së bashku”.
“Më vjen shumë keq që ua mohuan këtë. Adhuruesit e Swiftit qëndrojnë së bashku, urrejtja dhe terrori nuk mund ta shkatërrojnë atë", shkroi zoti Kogler të mërkurën vonë.
Fqinjët e 19-vjeçarit të arrestuar, thanë të enjten se familja e tij jetonte shumë e mbyllur.
"Ne nuk i shihnim ata në oborrin e shtëpisë së tyre apo fëmijët e tyre jashtë", tha një fqinje, duke qëndruar në pragun e saj.
“Ata ishin gjithmonë miqësorë dhe përshëndesnin, por ideja për të shkuar tek ata për të pirë kafe së bashku ose për të ardhur për të na parë, nuk ndodhi”, tha ajo.
Sipas fqinjit, familja e të dyshuarit u zhvendos në Ternitz, një orë larg me makinë në jug të kryeqytetit austriak dhe afër kufirit hungarez, rreth pesë vjet më parë.
“Ata u shpërngulën këtu nga Vjena. Ata janë vjenez me prejardhje nga Maqedonia (e Veriut)”, shtoi ajo./ VOA
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se masa do të adreso...
Hezbollahu duket gjithnjë e më shumë se mund të godasë Izr...
Shtetet e Shengenit lëshojnë miliona viza Shengen çdo ...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorist që ishte ...
Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë...
Tri koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë...
Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme...
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën ...
Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Par...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...