Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...

Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive 'Ecni Përpara', e cila fitoi zgjedhjet kombëtare në vitin 2023, por mbeti në opozitë, pasi nuk iu lejua të zgjidhte kryeministrin. Gjykata thotë se kjo parti shkeli kushtetutën duke propozuar ndryshimin e ligjit që ndalon kritikat ndaj familjes mbretërore të vendit. Qeveria amerikane u shpreh sot (të mërkurën) e shqetësuar nga vendimi duke thënë se ai bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike.
“Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të shpërndajë partinë 'Ecni Përpara', në përputhje me rregulloret kushtetuese...”
Ky vendim i gjykatës tronditi përkrahësit e partisë opozitare pas përpjekjeve të saj për të ndryshuar ligjin që nuk lejon kritikat ndaj familjes mbretërore.
Para gjashtë muajsh, kjo gjykatë bllokoi një nismë për të ndryshuar ligjin duke e quajtur atë anti-kushtetuese. Vendimi i sotëm shpërbën partinë që udhëhoqi përpjekjet për të ndryshuar ligjin për fyerjen e familjes mbretërore. Vendimi i të mërkurës gjithashtu u ndalon udhëheqësve kryesorë të partisë aktivitetin politik për një dekadë.
“Jam krenar për atë që unë dhe kolegët e mi kemi arritur të bëjmë. Unë nuk jam penduar për mënyrën se si e kam bërë punën time. Unë do të sigurohem që t'ia kaloj stafetën udhëheqësve të brezit të ardhshëm”, tha ish kryetari i partisë Pita Limjaroenrat.
Ai u zotua të vazhdojë angazhimin për reforma, por jo si politikan, ndërsa njoftoi se kolegët e partisë së shpërbërë do të themelojnë një parti të re brenda pak ditësh.
Shpërbërja e partisë opozitare, e cila fitoi shumicën në zgjedhjet e vitit 2023, është një kthim prapa për partitë kryesore në Tajlandë që janë përfshirë në një betejë prej dy dekadash për pushtet. Kjo betejë po zhvillohet kundër një koalicioni konservatorësh me ndikim, familjeve që kanë mbledhur pasuri për disa breza (old money families?) dhe ushtrisë që mbështetë familjen mbretërore.
Mbështetësit e partisë u panë me lot në sy ndërsa shikonin ekranin televiziv në selinë e partisë ku shiheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë vendimin.
"Sot erdha të mbështes Partinë 'Ecni Përpara'. Nuk di çfarë t'i them Gjykatës Kushtetuese. Kam mbetur pa fjalë", tha Therameet Jaiyabood, një nga mbështetësit e partisë opozitare.
"Kemi arritur në një situatë të pashpresë. Sikur nuk kemi asnjë mbështetje", thotë Sirinapa Veillet, votuese e partisë 'Ecni Përpara'.
Partia 'Ecni Përpara' nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë, pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, sepse anëtarët e Senatit, në atë kohë një organ konservator i emëruar nga ushtria, refuzoi të mbështeste kandidatin e saj për kryeministër.
"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës...", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departmantit të Shtetit, Mathew Miller.
"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon përparimin demokratik të Tajlandës dhe bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike", thuhet ndër të tjera në deklaratën e zotit Miller.
Deputetët e partisë 'Ecni Përpara' mund të ruajnë mandatin nëse vendosin t'i bashkohen një grupi tjetër parlamentar, me përjashtim të pesë deputetëve që janë në listën e politikanëve që Gjykata u ndaloi aktivitetin politik./ VOA
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënu...
Gjatë ditëve të fundit Britania është përfshirë nga trazir...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të m...
Turqia paraqiti të mërkurën një kërkesë në Gjykatën Ndërko...
Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olim...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën ...
Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandid...
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht...
Protestat në Bangadesh kanë detyruar kryeministren She...
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya...
Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 2...
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Høiby thuhet se ka qe...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrj...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit...
Makinat e KFOR-it amerikan janë parë të martën te ura krye...
Kanditati republikan për president i SHBA-së, Donald T...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...