Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...

Turqia paraqiti të mërkurën një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, një organizëm i OKB-së për t'u bërë pjesë e padisë së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid në Gazë, tha ministri i Jashtëm i vendit, Hakan Fidan.
Ambasadori i Turqisë në Holandë, i shoqëruar nga një grup ligjvënësish turq, dorëzoi një deklaratë mbi synimin e vendit të tij. Me këtë veprim, Turqia, një nga kritiket më të ashpra të veprimeve të Izraelit në Gazë, bëhet vendi i fundit që kërkon të shtohet në padinë ndaj Izraelit. Edhe Spanja, Meksika, Kolumbia, Nikaragua dhe Libia kanë kërkuar t'i bashkohen kësaj çështjeje, ashtu si edhe zyrtarët palestinezë.
Gjykata nuk ka marrë ende vendim për kërkesat e tyre.
“Sapo kemi dorëzuar kërkesën tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u bërë pjesë e padisë për gjenocid, ngritur kundër Izraelit”, tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan në një postim në platformën e mediave sociale X.
“I inkurajuar nga mungesa e ndëshkimit për krimet e tij, Izraeli po vret gjithnjë e më shumë palestinezë të pafajshëm çdo ditë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë rolin e tij për të ndaluar gjenocidin; si duhet të ushtrojë trysninë e duhur mbi Izraelin dhe përkrahësit e tij. Turqia do të bëjë çdo përpjekje për ta realizuar këtë", tha ai.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për gjenocid, ka bërë thirrje që ai të ndëshkohet në gjykatat ndërkombëtare dhe ka kritikuar vendet perëndimore për mbështetjen ndaj Izraelit.
Në maj, Turqia pezulloi tregtinë me Izraelin, duke përmendur si arsye sulmin e tij ndaj Gazës. Ndryshe nga vendet perëndimore që e kanë cilësuar Hamasin një organizatë terroriste, zoti Erdogan e ka vlerësuar grupin, duke e quajtur një lëvizje çlirimtare.
Afrika e Jugut ngriti një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar Izraelin se kishte shkelur Konventën e Gjenocidit me operacionet ushtarake në Gazë.
Izraeli ka hedhur poshtë me forcë akuzat për gjenocid dhe ka argumentuar se lufta në Gazë është një veprim legjitim mbrojtës kundër militantëve të Hamasit në përgjigje të sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që shkaktoi vdekjen e rreth 1200 vetëve dhe gjatë të cilit u morën 250 pengje.
Nëse Gjykata pranon që t’i bëjë pjesë të padisë, këto vende do të jenë në gjendje të propozojnë shtesa me shkrim dhe të flasin në seancat publike.
Gjykatës mund t’i duhen vite që të marrë një vendim përfundimtar.
Në një deklaratë për mediat, Hamasi përshëndeti kërkesën e Turqisë për t'iu bashkuar padisë dhe tha se ajo konfirmon mbështetjen e Presidentit Erdogan për kauzën palestineze.
"Asnjë vend në botë nuk është mbi ligjin ndërkombëtar," tha më herët në platformën X zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli.
“Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është jashtëzakonisht e rëndësishme në mënyrë që krimet e kryera nga Izraeli të mos mbeten pa u ndëshkuar”, shtoi ai.
Zoti Keceli bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e menjëhershëm të masave paraprake të urdhëruara nga gjykata, përfshirë ndaljen e ofensivës ushtarake dhe rritjen e ndihmave humanitare për Gazën.
Që kur zoti Erdogan mori pushtetin në 2003, Turqia dhe Izraeli kanë pasur një marrëdhënie të brishtë, herë herë me periudha fërkimesh të forta dhe herë herë me bashkëpunim.
Lufta në Gazë ndërpreu përpjekjet më të fundit për normalizimin e marrëdhënieve./ VOA
Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olim...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën ...
Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandid...
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht...
Protestat në Bangadesh kanë detyruar kryeministren She...
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya...
Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 2...
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Høiby thuhet se ka qe...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrj...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit...
Makinat e KFOR-it amerikan janë parë të martën te ura krye...
Kanditati republikan për president i SHBA-së, Donald T...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reagua...
Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Sh...
Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet ...
Të përballur me kërcënimin e sulmeve hakmarrëse nga Ir...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...