Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...

Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olimpike të Parisit konsiderohet si "shqetësues", "i padrejtë" dhe një "shkelje e të drejtave të njeriut" nga sportistë dhe organizata Human Rights Watch. Ligjet laike të Francës ua ndalojnë sportistëve përdorimin e shamisë islamike, ashtu siç i ndalojnë punonjësit e shtetit dhe nxënësit e shkollave të veshin simbole dhe veshje fetare në institucionet publike.
Ligji për ndalimin e përdorimit në shkolla dhe institucione publike të simboleve dhe veshjeve fetare vlen edhe për sportistët olimpikë të Francës, sepse ata janë në një "mision shërbimi publik", thonë zyrtarët e qeverisë franceze.
"Kur atletët tanë përfaqësojnë ekipin e Francës, ata mishërojnë shërbimin publik. Ata mishërojnë parimin e neutralitetit të lidhur me shërbimin publik, kështu që ata nuk mund të përdorin simbole fetare apo politike. Kjo nuk vjen nga ne, nuk është vizioni ynë, nuk është dëshira e qeverisë, është realisht kuadri ligjor i përcaktuar nga kushtetuta jonë dhe parimi i vlerave kushtetuese”, tha ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera.
Në ditët para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit, atletja franceze Sounkamba Sylla ishte në një betejë me qeverinë e saj për të drejtën për të veshur hixhabin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Por pasi u gjet një kompromis, përdorimi i një kapeleje bejsbolli, vrapuesja 26-vjeçare mori pjesë në parakalimin e ekipit olimpik francez.
Ajo do të vrapojë në raundin e parë të stafetës 4x400 metra të premten. Komiteti Olimpik Francez ka thënë se ajo do të konkurrojë me kapele.
Sportistja franceze me origjinë algjeriane, Saoussen Boudiaf, e cila para Lojërave Olimpike të Parisit ka përfaqësuar Francën në sportin e skermës, thotë se në shoqërinë franceze mbulimi me hixhab është një veprim simbolik. Ajo tani përfaqëson Algjerinë.
“Ishte gjithashtu një lloj konfirmimi për të treguar se është e mundur dhe në asnjë mënyrë nuk është mungesë respekti për të tjerët. Është diçka që më prek mua dhe që për mua nuk ka asnjë ndikim tek të tjerët. Dhe gjithashtu pohon faktin që në një farë mënyre po mbroj atletët që nuk mund të konkurrojnë me hixhab për shkak të Francës", thotë ajo.
Drejtorja e Nismave Globale në organizatën Human Rights Watch, Minky Worden thotë se ndalimi i hixhabit për sportistët është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
"Është gjithashtu një shkelje e të drejtës themelore të lirisë fetare. Atletët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis fesë së tyre dhe sportit që ata e duan dhe në të cilin shkëlqejnë. Kjo gjithashtu është një shkelje e të drejtave të grave, sepse këto janë gra që po diskriminohen dhe po përjashtohen nga sporti”, thotë ajo.
Përveç Lojërave Olimpike, federatat franceze të sporteve vendosin vetë për rregullat e tyre: futbolli, basketbolli dhe xhudo ndalojnë mbulimin e kokës për garat, ndërsa regbi, hendbolli dhe atletika e lejojnë këtë.
Lojërat Olimpike kanë sjellë në qendër të vëmendjes polemikat e shumta mbi rolin publik të fesë dhe simboleve fetare në Francë, vendi me komunitetin më të madh mysliman në Evropë./ VOA
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën ...
Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandid...
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht...
Protestat në Bangadesh kanë detyruar kryeministren She...
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya...
Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 2...
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Høiby thuhet se ka qe...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrj...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit...
Makinat e KFOR-it amerikan janë parë të martën te ura krye...
Kanditati republikan për president i SHBA-së, Donald T...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reagua...
Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Sh...
Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet ...
Të përballur me kërcënimin e sulmeve hakmarrëse nga Ir...
Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mëny...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...