Pse kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...

Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që synon të ndikojë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në një rast vuri në shënjestër sistemet e postës elektronike të zyrtarëve të fushatave të kandidatëve për president, tha kompania Microsoft të premten.
Hakerët iranianë gjithashtu kanë punuar muajt e fundit në krijimin e faqeve të internetit me lajme të rreme, duke imituar aktivistë për të hedhur bazat për të nxitur ndasitë dhe për të ndikuar tek votuesit amerikanë në vjeshtë, veçanërisht në shtetet që do të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, njoftoi gjigandi amerikan i teknologjisë.
Raporti i kompanisë Microsoft jep më shumë hollësi se sa kanë ofruar deri më tani zyrtarët e agjencive amerikane të zbulimit, duke dhënë shembuj specifikë të grupeve iraniane dhe veprimeve që ata kanë ndërmarrë deri më tani. Misioni i Iranit në OKB mohoi se Teherani kishte plane për ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet presidenciale në Shtetet të Bashkuara. Raporti nuk specifikon qëllimet e Iranit përveç mbjelljes së kaosit në Shtetet e Bashkuara, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet më parë se Irani kundërshton veçanërisht ish Presidentin Donald Trump. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë shprehur alarmin për përpjekjet e Teheranit për të kërkuar hakmarrje për një sulm amerikan të urdhëruar nga ish Presidenti Trump në vitin 2020, në të cilin u vra një gjeneral i lartë iranian. Këtë javë, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza penale kundër një pakistanezi me lidhje me Iranin, i cili dyshohet se kishte kurdisur komplote vrasjesh që kishin në shënjestër shumë zyrtarë amerikanë, përfshirë zotin Trump.
Raporti zbulon gjithashtu se si Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë polarizimin politik në Shtetet e Bashkuara për të përhapur mesazhet e tyre përçarëse në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor.
Raporti i kompanisë Microsoft identifikon katër shembuj të aktivitetit të fundit iranian, që kompania pret të rritet me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit.
Së pari, një grup i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit në qershor vuri në shënjestër një zyrtar të rangut të lartë të një ekipi të fushatës presidenciale përmes një sulmi kibernetik ndaj emailit të tij, një formë sulmi që përdoret shpesh për të mbledhur informacione sekrete, sipas raportit, i cili nuk identifikoi se për cilin kandidat bëhej fjalë. Grupi fshehu origjinën e emailit duke e dërguar atë nga llogaria e emailit të hakuar të një ish-këshilltari të lartë, tha kompania Microsoft.
Ditë më vonë, grupi iranian u përpoq të hynte në një llogari që i përkiste një ish-kandidati presidencial, por nuk pati sukses, thuhet në raportin e kompanisë Microsoft.
Në një rast tjetër, një grup iranian krijoi faqe interneti që paraqiten si faqe lajmesh me seli në Shtetet e Bashkuara për të vënë në shënjestër votuesit në anët e kundërta të spektrit politik, thuhet në raport.
Një faqe e lajmeve të rreme e krijuar për të tërhequr votuesit me prirje të majta e fyen zotin Trump, duke e quajtur "të çmendur" dhe sugjeron se ai përdor drogë, thuhet në raport. Një faqe tjetër që synon të tërheqë votuesit republikanë përqendrohet në çështjet e komunitetit LGBTQ dhe operacionet për ndryshimin e gjinisë.
Një shembull i tretë i përmendur nga Microsoft zbuloi se grupet iraniane po imitojnë aktivistët amerikanë, duke hedhur potencialisht bazat për operacionet e ndikimit më afër zgjedhjeve.
Në shembullin e fundit, një grup tjetër iranian në maj komprometoi një llogari në pronësi të një punonjësi qeveritar në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet, thuhet në raport. Nuk është qartë nëse ky sulm kibernetik kishte lidhje me përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje.
Në raportin e kompanisë Microsoft thuhet se ndërsa Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane, edhe grupet e lidhura me Rusinë po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyra për të ushtruar ndikim në zgjedhjet e nëntorit. Grupet e lidhura me Partinë Komuniste të Kinës kanë shfrytëzuar protestat pro-palestineze në universitetet amerikane dhe ngjarje të tjera në përpjekje për të rritur më tej tensionet politike në Shtetet e Bashkuara.
Kompania Microsoft tha se ka vazhduar të monitorojë se si vendet armike po përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale. Teknologjia me kosto gjithnjë e më të ulët, që mund të përdoret për krijimin e imazheve dhe videove ka rritur shqetësimin në mesin e disa ekspertëve se mund të përdoret për të mashtruar votuesit amerikanë në këtë cikël zgjedhor./ Voa
Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipaz...
Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e...
Franca dënoi ashpër të premten ato që ajo i quajti veprime...
Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një...
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa ...
Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shë...
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...