Misioni historik i Artemis II/ Trump pret astronautët e NASA-s në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-t, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak.
“Me përjashtim të Kosovës, që shënoi përparim, pavarësisht se mbetet një nga shtetet me renditjen më të ulët në Europë, liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi po përkeqësohet”, thanë Reporterët pa Kufij.
Vitin e kaluar, Kosova shënoi regresin më të madh në indeksin e lirisë së mediave të organizatës Reporterët pa Kufij duke u radhitur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete – rënia më e madhe në 15 vjet në indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij.
Çfarë thuhet për lirinë e medias në Kosovë?
“Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur për Media [KPM], ishte subjekt i një reforme legjislative, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, u tha në pjesën për Kosovën të raportit të Reporterëve pa Kufij.
Në prill të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizoi Ligjin për KPM-në, duke argumentuar se disa nene nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.
Pjesët që u gjetën që nuk ishin në përputhje kishin të bënin me zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit, kompetencat e KPM-së, rregullimin e pronësisë dhe disa pika që kishin të bënin me sanksionet dhe gjobat.
Reporterët pa Kufij vënë në pah se sistemi gjyqësor i Kosovës ka nisur të trajtojë “si prioritet” rastet që kanë të bëjnë me gazetarët.
“Por, gjithnjë e më shumë gazetarë kanë qenë subjekt i padive SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] të iniciuara nga grupe biznesi dhe politikanë”, tha raporti, ku u shtua se qasja në informacione publike është penguar nga zbatimi i dobët i ligjit.
Sipas raportit për vitin 2026 të Reporterëve pa Kufij, edhe pse mediat arritën të mbanin përgjegjës politikanët, gazetarët “vazhdojnë të jenë subjekt i sulmeve politike”.
Aty thuhet se ndonëse gazetarët gëzojnë besim nga shoqëria, mediat e pavarura dhe gazetarët hulumtues "shpesh janë cak i fyerjeve dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale".
"Ata pa të drejtë akuzohen për 'bashkëpunim me armikun', retorikë e përdorur nga grupe politike dhe fetare".
"Në vitet e fundit, shumë gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve fizike nga rrjete kriminale, por po ashtu edhe për shkak të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit. Disa gazetarë po ashtu kanë qenë cak i vëzhgimit. Disa sulme të ndodhura së voni ndaj gazetarëve kanë rezultuar me dënime".
Raporti përmend po ashtu bojkotin nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti para zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025, kur “disa media private ishin në cak të bojkotit të qeverisë, që po ashtu kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK”.
“Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informacion publik, veçmas në gjuhën e tyre, gjë që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, tha organizata.
Ndërkaq, në pjesën e financimit të mediave thuhet se mediat në Kosovë kryesisht financohen nga të ardhurat e reklamave nga sektori privat dhe po ashtu ndonjëherë mbështeten nga autoritetet lokale apo partitë politike.
“Përveç kësaj, përmes pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara nga ndërhyrja nga grupe të fuqishme politike apo biznesore. Mediat në gjuhën serbe përballen me një sfidë shtesë, atë të tregut të vogël në të cilin organizatat mediale varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk do të mund të mbijetonin pa financim ndërkombëtar”.
Pas publikimit të raportit, këshilltarja ligjore në Qendrën Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se përparimi i shënuar “është meritë 100 për qind e sistemit gjyqësor”.
Në këtë drejtim, ajo përmendi shfuqizimin e Ligjit të KPM-së, që sipas saj konfirmoi se “eksperimenti i qeverisë për të draftuar dhe miratuar ligje pa përfshirjen e sektorit të mediave, pa konsultim dhe me nxitim, në procedura të përshpejtuara pak para vitit të ri, duke shpërfillur opinionin ligjor të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian ka qenë i rrezikshëm dhe e ka dëmtuar vendin tonë jashtëzakonisht shumë në rangim botëror”.
Kusari tha se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje “të reflektojë” dhe kurdo që të hartohet sërish ligji të përmirësojë gabimet në ligj, që sipas saj, “e kanë shkatërruar reputacionin e vendit tonë në nivel global”.
Ajo tha po ashtu se ky raport konfirmon se sistemi gjyqësor në Kosovë është “mbrojtësi më i madh i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në pesë vjetët e fundit”.
Si është gjendja e lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor?
Pavarësisht përparimit të shënuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk qëndron më së miri sa i përket lirisë së shtypit.
Mali i Zi renditet në vendin e 41-të (nga 37 sa ishte vitin e kaluar) në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Maqedonia e Veriut sivjet u radhit në vendin e 45-të (ka shënuar rënie pasi vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të), Shqipëria është vetë një pozitë më lart se Kosova, pra në vendin e 83-të (vitin e kaluar ishte në vendin e 80-të), Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 90-të (vitin e kaluar ishte në pozitën e 86-të) dhe Serbia më së keqi, duke u radhitur e 104-ta (vitin e kaluar ishte në vendin e 96-të).
“Edhe pse Shqipëria [që ka shënuar rënie prej tri pozitash], Bosnjë e Hercegovina [minus katër pozita] dhe Serbia [që ka rënë për tetë vende] aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, që të tria shtetet janë armiqësore ndaj gazetarisë dhe të cenueshme ndaj propagandës”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Sipas raportit, rajoni i Europës Lindore dhe Azisë Qendrore vazhdon të jetë në vendin e parafundit në radhitje në indeksin e këtij viti, ndërkaq zona e BE-së dhe Ballkanit është në vendin e parë pavarësisht rënies së kushteve në gazetari.
Sipas Reporterëve pa Kufij, ky rajon gjithnjë e më shumë i ngjan një eksperimenti të gjerë, ku vlerat përmbysen dhe legjislacioni përdoret për t’u shërbyer atyre që janë në pushtet, në dëm të së drejtës për informim.
Në indeksin e organizatës, në vendin e parë sa i përket lirisë së shtypit është Norvegjia, ndërsa në vendin e 180-të është Eritrea. /REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë nga ku...
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, duke arritu...
Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm koston e jetesës në Gje...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (DOJ) nj...
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena H...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Politikani britanik i krahut të djathtë, Nigel Farage, mor...
Policia e Kosovën bën të ditur se në bashkëpunim me Doganë...
Që nga vrasja e Ajatollah Ali Khameneit në ditën e parë të...
Sekretari amerikan Energjisë, Chris Wright, tha në Dubrovn...
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla vendosën lule n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi këtë të mërkurë...
Parlamenti Europian ka miratuar sot një rregull që lejon v...
Presidenti Vladimir Putin ofroi të mërkurën një armëpushim...
Në nisje të fushatës bombarduese shkatërruese të Shteteve ...
Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me homologun...
Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se lufta e Shteteve të...
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u dorëzua të mërkurën ...
Prokurorët francezë kanë nisur një hetim për rishfaqjen e ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...