Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...

Në nisje të fushatës bombarduese shkatërruese të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, fraksionet rivale politike në Iran lanë mënjanë dallimet politike për t’u bashkuar pas vendimmarrësve të shtetit.
Por, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me SHBA-në më 8 prill, dallimet e thella politike në Republikën Islamike kanë dalë haptazi në sipërfaqe.
Mospajtimet publike lidhur me përpjekjet e Teheranit për të negociuar fundin e luftës dymujore ka përplasur fraksionin e vogël, por të zëshëm të ultrakonservatorëve në Iran, me konservatorët më të moderuar, një përballje që është bërë më e dukshme në Parlament dhe në ballinat e mediave të lidhura me shtetin.
Por, analistët paralajmërojnë se kjo çarje nuk është ideologjike. Dallimet kryesore, sipas tyre, nuk lidhen as me pyetjen nëse duhet të arrihet një marrëveshje me SHBA-në, por me kohën kur duhet të synohet arritja e paqes dhe çfarë lëshimesh duhen bërë.
Mosmarrëveshja u kristalizua në ditët pas rundit të parë të bisedimeve mes delegacioneve të udhëhequra nga kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, në Pakistan më 11-12 prill.
Ajo që kishte qenë kryesisht një përplasje pas dyerve të mbyllura shpërtheu në një luftë të hapur mediatike, kur agjencia e lajmeve Tasnim – e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit – publikoi një editorial më 25 prill, duke i tallur ultrakonservatorët, e duke i krahasuar pritjet e tyre nga bisedimet me përrallën e “fasuleve magjike”.
Ultrakonservatorët kanë thënë se Irani nuk duhet të bëjë asnjë lëshim ndaj SHBA-së, përfshirë edhe në lidhje me programin e tij bërthamor, një qëndrim i papranueshëm për Uashingtonin. Ata gjithashtu këmbëngulin që çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë edhe aleatët rajonalë të Iranit dhe të garantojë heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Teheranit.
Në një shkrim tjetër, Tasnim akuzoi Raja News, një ueb-faqe e afërt me ultrakonservatorët, për nxitje “të përçarjes” dhe se po u shërben interesave të presidentit amerikan, Donald Trump, duke kritikuar ekipin negociator iranian. Ditë më parë, Trump kishte thënë se brenda udhëheqjes së Iranit kishte “përplasje të mëdha dhe konfuzion”.
Ali Afshari, analist politik iranian me bazë në Uashington, paralajmëroi që të mos i jepet shumë peshë përplasjes publike.
“Nuk besoj se kemi ende prova që kjo mosmarrëveshje përfaqëson një çarje të madhe strukturore”, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.
Fushata e bombardimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli, e nisur më 28 shkurt, ka eliminuar një pjesë të madhe të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Iranit. Ajatollah Ali Khamenei, që prej kohësh ishte lider suprem, u vra dhe ai u pasua nga djali i tij, Mojtaba në këtë post. Por, Mojtaba Khamenei ende nuk është shfaqur në publik që nga marrja e pushtetit.
Caku kryesor i ultrakonservatorëve është Qalibafi, kryenegociatori i Iranit në bisedimet me SHBA-në. Politikanët e lidhur me Fronti Pajdari, një fraksion me ndikim ultrakonservator i lidhur me ish-kandidatin për president Saeed Jalili, akuzoi ekipin negociator se po shkel vijat e kuqe të vendosura nga lideri i ri suprem.
Mahmoud Nabavian, një deputet i lidhur me Pajdarin që shoqëroi delegacionin në Pakistan, tha se bisedimet ishin “dëm i pastër” dhe se diskutimi për kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit ishte një “gabim strategjik”.
Parlamenti i Iranit më 27 prill votoi për një deklaratë që shprehte mbështetje për ekipin negociator. Vetëm shtatë nga 261 deputetë, të gjithë figura të njohura të Pajdarit, refuzuan ta nënshkruanin atë.
“Irani po e shet naftën e tij me dyfishin e çmimit para luftës”, shkroi Nabavian në X një ditë më pas, duke u bërë thirrje “frikacakëve” t’i bashkohen publikut, që siç sugjeroi ai, nuk i mbështet bisedimet. Lufta ka tronditur tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka përmbysur ekonominë globale, ndërsa eksponentë të linjës së ashpër duket se shpresojnë se kjo do ta detyrojë përfundimisht Uashingtonin të bëjë lëshime.
Afshari tha se përçarja mes ultrakonservatorëve dhe konservatorëve më të moderuar lidhet me kohën e zhvillimit të bisedimeve për paqe.
Ultrakonservatorët duan të vazhdojnë luftën dhe të negociojnë nga një pozicion force, tha ai. E kundërta, Qalibaf dhe konservatorë të tjerë më të moderuar duan t’i japin fund luftës tani dhe të sigurojnë një marrëveshje për aq kohë sa ende munden ta arrijnë një gjë të tillë.
“Mosmarrëveshja ekziston në këtë nivel, por nuk shkon deri aty sa dikush në bllokun [ultrakonservator] të jetë duke kërkuar që të mos ketë fare marrëveshje”, argumentoi Afshari.
Dallimet politike në Iran janë përkeqësuar nga mungesa e Mojtaba Khameneit, i cili jeton në fshehtësi dhe raportohet se është i plagosur rëndë. Sipas raportimeve, ai ka kontakte minimale me zyrtarët iranianë.
“Mungesa e një autoriteti qendror e vendimtar për shkak të mungesës së liderit suprem, Mojtaba Khamenei, ka të ngjarë që të bëjë që këto mosmarrëveshje të përshkallëzohen në domenin publik, në vend që të mbeten të kufizuara brenda kanaleve të regjimit”, shkroi Instituti për Studimin e Luftës, një institut me seli në SHBA, në një raport më 28 prill./REL
Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me homologun...
Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se lufta e Shteteve të...
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u dorëzua të mërkurën ...
Prokurorët francezë kanë nisur një hetim për rishfaqjen e ...
Britania ka rënë dakord të krijojë një forcë të bashkuar d...
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do t...
Pallati i Buckinghamit ka shpërndarë një mesazh të Mbretit...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se regj...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, p...
Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten pas raportimeve se...
Dy hebrenj u plagosën me thikë në veri të Londrës të mërku...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më sh...
Në mars të vitit 2022, ndërsa Europa shtrëngoi lakun e san...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Athinë, ku një 89-vj...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kitikuar qeverinë ir...
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbër...
Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dështimin e seancave ...
Pas dështimit në zgjedhje, Viktor Orban ka ofruar dorëheqj...
Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës ka shënuar tempera...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...