Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.
Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kreu i partisë, Bedri Hamza do të marrë pjesë në këtë takim.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu, tha për REL-in zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërkaq, Kushtrim Xhemajli, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Ardian Gjini do të marrë pjesë në takim.
Ky takim vjen pasi më 28 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues të përcaktuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit.
Lëvizja Vetëvendosje në pushtet mbrëmjen e 27 prillit tërhoqi dy kandidaturat paraprake për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe propozoi dy aktiviste për të drejtat e njeriut, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.
Por, në seancën që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe që vazhdoi deri në mesnatën e 28 prillit, partitë opozitare nuk morën pjesë, duke pamundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi u shpërnda dhe tani Kosova duhet të mbajë zgjedhje brenda 45 ditësh.
Haxhiu ka afat që brenda dhjetë ditësh të caktojë datën e zgjedhjeve. Dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.
Ndërkaq, pas një takimi me u.d. të presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha të mërkurën se ky institucion preferon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, pasi KQZ-së i duhet sa më shumë kohë për të organizuar votimet./REL
Pallati i Buckinghamit ka shpërndarë një mesazh të Mbretit...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se regj...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, p...
Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten pas raportimeve se...
Dy hebrenj u plagosën me thikë në veri të Londrës të mërku...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më sh...
Në mars të vitit 2022, ndërsa Europa shtrëngoi lakun e san...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Athinë, ku një 89-vj...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kitikuar qeverinë ir...
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbër...
Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dështimin e seancave ...
Pas dështimit në zgjedhje, Viktor Orban ka ofruar dorëheqj...
Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës ka shënuar tempera...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar largimin nga OPEC...
Shtëpia e Bardhë u shndërrua në një skenë elegance dhe sim...
Gazsjellësi i Interkonjeksionit Jugor, i projektuar për të...
Gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përfundimit të...
Mbreti Charles në një fjalim para Kongresit amerikan ka vl...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...