web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma kontroverse e pensioneve/ Lecornu: Do t’i propozoj Parlamentit që ta pezullojmë deri në 2027-n

14 Tetor 2025, 22:43, Kosova & Bota CNA

Reforma kontroverse e pensioneve/ Lecornu: Do t’i propozoj Parlamentit

Kryeministri francez Sébastien Lecornu ka deklaruar në Parlament se reforma e shumëdiskutuar e pensioneve do të shtyhet për në vitin 2027, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet në atë vit.

“Këtë vjeshtë do t’i propozoj Parlamentit që ta pezullojmë reformën e 2023-shit deri në zgjedhjet presidenciale të 2027-s”, tha Lecornu.

Qeveria e Lecornu, e cila mori detyrën të hënën, po përballet me mocione mosbesimi të paraqitura nga forcat politike të së majtës dhe nga e djathta esktreme./CNA

 





Lajmet e fundit nga