Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit.
Osmani tha se pavarësisht se disa qytetarë të veriut kanë qenë "cak i kërcënimeve dhe frikësimeve", pjesëmarrja në zgjedhje është në të mirë të banorëve të tyre.
“E kuptoj që shumë prej jush keni qenë cak i kërcënimeve dhe frikësimeve që janë bërë javët e fundit nga struktura kriminale me mbështetje të Beogradit, me qëllim që t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga zëri dhe fuqia juaj për ta formësuar të ardhmen e komunave tuaja. Megjithatë, dua t'ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar. Prandaj, ju bëj thirrje që të refuzoni ata që vijnë te ju me kërcënime dhe shantazhe. Ju inkurajoj që ta dërgoni një mesazh të fortë dhe të qartë me pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet lokale të 23 prillit 2023”, tha Osmani.
Osmani shtoi se me pjesëmarrjen në zgjedhje, serbët do të dërgojnë një “mesazh të fortë” për ata që tha se po “frikësojnë dhe shtypin” popullatën në veri “se nuk do të mund t'ju heshtin dhe se zyrtarët e zgjedhur nga ju do t’ju shërbejnë juve dhe interesit të të gjithë qytetarëve të komunës”.
Më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e rinj të komunave. Ndërkaq, në Zveçan dhe Leposaviq do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale.
Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.
Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.
Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS - Republika e Kosovës.
Zgjedhjet fillimisht ishin caktuar për 18 dhjetor të vitit 2022, por ishin anuluar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq, tha se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoçini, gjatë mbledhjes së mbajtur më 22 prill bëri thirrje që qytetarët e katër komunave në veri të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ne si Komision kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të organizuar zgjedhjet. Kemi të gjitha vendvotimet të cilat i kemi miratuar. Kemi vendosur kontejnerët në vendet e caktuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve nesër. Prandaj, në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e komunave të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë dhe të ndërtojnë institucionet e tyre demokratike”, tha ai.
Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve për përmbajtje dhe ka kërkuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Në zgjedhjet e 23 prillit, të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej të cilave do të jenë të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095./ REL
Në prag të festës së Pashkëve në mes të Berlinit u zhvillu...
Të dielën më 23 prill zhvillohen në Kosovë zgjedhjet e jas...
Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë d...
Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur imp...
Gjykata e Lartë vendosi të premten të ruajë qasjen që gëzo...
Historia thuajse 63 vjeçare e energjisë bërthamore në Gjer...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi...
LOS ANXHELES (AP) – SHBA-ja ka arritur një ritëm rekord pë...
Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Jo...
Ish presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili, i cili po m...
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen v...
Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në ...
Pentagoni po dislokon forca ushtarake pranë Sudanit pë...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin af...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u...
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Gua...
Shumica e të rriturve amerikanë dhe më shumë se një...
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...