Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Historia thuajse 63 vjeçare e energjisë bërthamore në Gjermani përfundoi të shtunën e kaluar. Më 15.04.2023 u nxorrën nga rrjeti dhe u mbyllën edhe tre centralet e fundit bërthamore: në orën 22:37 centrali Emsland në Saksoninë e Poshtme, në lindje të Gjermanisë; në orën 23:52 centrali Isar 2 në Bavari, në jug dhe së fundi, në orën 23:59 centrali Neckarwestheim në Baden-Vyrttemberg, në jugperëndim.
Kështu mori fund edhe zgjatja katër mujore për këto centrale, e vendosur vjet pas shpërthimit të luftës kundër Ukrainës, për të plotësuar ndonjë boshllëk energjetik në dimër. Tre centralet e fundit bërthamore siguronin rreth 6% të nevojës gjermane për energji.
Kritikë të braktisjes thanë se kemi të bëjmë me një akt ideologjik, që lidhet me frikën nga një aksident bërthamor dhe nga mbeturinat bërthamore. Por në rastin e Gjermanisë, centralet bërthamore të së cilës plotësonin standardet më të larta botërore të sigurisë, sipas tyre ky është keqinformim.
Megjithatë, me përjashtim të deklaratave sporadike në media të ndonjë politikani e eksperti, se është pa vend mbyllja e centraleve bërthamore pikërisht në këtë kohë kur mirëpritet çdo burim energjetik, protestat thuajse munguan. Nga ana tjetër, kundërshtarët e energjisë atomike në Gjermani e brohoritën fitoren e braktisjes së energjisë bërthamore.

Braktisja e energjisë bërthamore në Gjermani u bë në një kohë kur opinioni publik në Gjermani e mbështet përdorimin e saj. Në gusht 2022, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, 67 % e gjermanëve u shprehën që centralet bërthamore të mbahen edhe pesë vjet të tjerë. 41 përqind madje kërkuan në sondazhin e revistës Spiegel ndërtimin e centraleve të reja.
Por debati pro dhe kundër energjisë bërthamore ka gjysëm shekulli që e ndan shoqërinë gjermane. Jo vetëm opinioni, por edhe politikanët drejtues, veçanërisht CDU/CSU dhe FDP kanë kundërshtuar disa herë qëndrimet vetjake të mëparshme për këtë temë.
Mbylljen e centraleve të fundit bërthamore në vitin 2022 e pati vendosur së fundi kancelarja Angela Merkel. Në vitet 2010-2011 Merkeli bëri dy kthesa të kundërta në këtë drejtim. Sidomos pas një fushate të koncerneve industriale e energjetike gjermane, ajo anuloi vendimin e vitit 2002 të qeverisë socialdemokrate të Gerhard Schröderit për braktisjen e energjisë bërthamore. U vendos që centralet bërthamore të mbahen në punë deri në vitin 2036. Por vetëm pak muaj më vonë, shoku i shkaktuar nga aksidenti bërthamor në Fukushima të Japonisë, solli kthesën tjetër. U vendos që centralet bërthamore të mbyllen jo më larg se viti 2022.

Arsyeja për vendimin e Merkelit nuk ishte vetëm siguria e centraleve. Ishte fryma e përgjithshme në Gjermani në atë kohë e drejtuar kundër energjisë atomike. Sa për ilustrim: 30 vjet më parë energjinë bërthamore në Gjermani e mbështesnin vetëm 3 % e popullatës. Në vitin 2010 situata ishte e ngjashme.
Braktisja e energjisë bërthamore në Gjermani është padyshim një triumf i lëvizjes antibërthamore. Militantët më të zëshëm të kësaj lëvizjeje sot janë të moshuar. Por një pjesë e tyre e bartin mendësinë në establishmentin politik, pjesë e të cilit janë bërë.
Burimin për suksesin e kësaj lëvizjeje ndaj lobit të fuqishëm industrial në Gjermani disa ekspertë e shohin jo së fundi te sistemi i decentralizuar, konsensual politik Gjermanisë.
Faktor tjetër që e ndihmoi këtë lëvizje është ndërrimi i brezave. Në protestat kundër energjisë bërthamore, nisur në vitet 1970, u formuan politikanët e gjelbër dhe shumë politikanë socialdemokratë, që erdhën në krye të Gjermanisë në vitet 2000. Në protestat antiatomike të viteve 1980 i ka pjesërisht fillimet dhe partia Aleanca 90/Të Gjelbrit, sot në pushtet në Gjermani. Megjithëse tani opinioni e mbështet energjinë bërthamore, ministri i Gjelbër i Ekonomisë, Robert Habeck kujtoi se "epoka e energjisë bërthamore ka mbaruar". Në qeveri nuk e kundërshtuan më, edhe për të shmangur një krizë të rëndë qeveritare.

Megjithë përshtypjen që krijohet nga lajmet e fundit mediatike, në BE nuk mund të flitet për një tendencë në mbështetje të energjisë bërthamore. Pasi nga 27 shtetet e BE, 13 prodhojnë energji bërthamore, 14 nuk prodhojnë.
Në kampin kundër energjisë bërthamore është Gjermania me shumë mbështetës, sidomos me Austrinë dhe Spanjën; në kampin pro energjisë bërthamore është kryesisht Franca dhe vende evropianolindore.
Mbështetje më të madhe energjia bërthamore ka në Kinë, në Indi e vende në zhvillim. Në Evropë, tendenca ecën drejt braktisjes së energjisë bërthamore, mendojnë ekspertë të njohur. Kjo megjithë përurimin e centraleve të reja bërthamore, si ai në Finlandë këtë muaj. Në tre dekadat e fundit janë ndërtuar pak centrale bërthamore, për të siguruar të ardhmen e energjisë bërthamore. Gjithashtu, kostoja e energjisë diellore ka rënë me 90%, kurse kostoja e energjisë së erës me 70%. Centralet bërthamore nuk konkurojnë dot me këtë.

Shkëputja nga energjitë fosile në Gjermani do të jetë graduale. Si burim energjetik tranzitor, Gjermania i përmbahet gazit. Pas ndërprerjes së furnizimit të Gjermanisë me gaz rus, Gjermania ka ndërtuar 2 terminale për gaz të lëngshëm LNG. Në plan janë që të ndërtohen 12 terminale të tilla, për të furnizuar me gaz edhe shtete të tjera të varura më parë nga gazi rus, si p.sh. Austria, Çekia e Sllovakia.
Viti 2030 është përcaktuar në planet e qeverisë gjermane si vit i rëndësishëm për kthesën energjetike. Deri në këtë vit Gjermania ka vendosur të shkëputet nga qymyri si burim energjetik. Ky është vendimi i qeverisë. Nga termocentralet me qymyr vitin e kaluar (2022) u sigurua 32,3 % e energjisë elektrike.
Por më shumë, 44% e energjisë, u sigurua nga burime të ripërtëritshme. Deri në vitin 2030 pjesa e energjive të ripërtëritshme është vendosur të rritet në 80%. Për këtë, deri në vitin 2029 duhet të instalohen 6 (5,8) turbina ere në ditë. Një synim ambicioz, por që qeveria është e vendosur ta arrijë.
Ndërkohë, teknikët në Gjermani kanë shumë punë përpara edhe për të çmontuar centralet e mbyllura bërthamore. Veç 3 centraleve që u mbyllën së fundi janë edhe 30 të tilla që duhen çmontuar përfundimisht. Kjo pritet të zgjasë deri 15 vjet./ DW
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi...
LOS ANXHELES (AP) – SHBA-ja ka arritur një ritëm rekord pë...
Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Jo...
Ish presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili, i cili po m...
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen v...
Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në ...
Pentagoni po dislokon forca ushtarake pranë Sudanit pë...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin af...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u...
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Gua...
Shumica e të rriturve amerikanë dhe më shumë se një...
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migra...
Një shpërthim i madh ndodhi në qytetin rus të Belgo...
Unë jam gati të ngjitem në nëndetësen e parë që dihet ...
Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe lu...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vend...
Ish-presidenti Donald Trump ka dalë kryesisht i padëmt...
Një agjent i posaçëm i agjencisë përgjegjëse për mbledhjen...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...