Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Pentagoni po dislokon forca ushtarake pranë Sudanit për të ndihmuar në evakuimin e personelit të ambasadës amerikane në Khartum, nëse është e nevojshme, për shkak të shpërthimit të dhunës midis dy fraksioneve ndërluftuese të vendit afrikan. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe udhëheqës të tjerë, po bëjnë thirrje për një armëpushim të paktën, deri të dielën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të paktën 330 njerëz janë vrarë dhe rreth 3200 të tjerë janë plagosur, që nga fillimi i luftimeve të shtunën midis forcave qeveritare dhe një grupi paraushtarak në Sudan. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka qenë në kontakt me të dyja palët duke u bërë thirrje që të zgjasin armëpushimin deri të paktën të dielën.
"Deprtamenti i Shtetit është i angazhuar në përpjekjet për të mbrojtur personelin tonë atje. Pentagoni bëri një deklaratë më herët përmes Komandës Amerikane në Afrikë, në të cilët thuhej se edhe ata po e ndjekin situatën nga afër dhe po bëjnë një planifikim të kujdesshëm për skenarë të ndryshëm, të paparashikuar. Ata po dislokojnë forca shtesë afër rajonit për të qenë të përgatitur në rast të ndryshimit të situatës", tha Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se personeli po qëndron brenda ambasadës amerikane në Sudan dhe ende nuk është marrë një vendim për evakuimin e tyre.
“Tani jemi të përqëndruar në thirrjet drejtuar dy palëve për ndërprerjen e luftimeve dhe respektimin e një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë. Dua të them se tashmë ka mungesa ushqimi. Ka shqetësime për mungesë të ilaçeve dhe ujit. Situata është e rëndë në Khartoum dhe ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të dyja palëve tani që t’i japin fund dhunës", tha ai.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të ngjashme.
"Unë bëj thirrje për një armëpushim për të paktën tre ditët e festës së Bajramit, për të lejuar largimin e civilëve të bllokuar në zonat e konfliktit dhe trajtimet mjekësore, dërgimin e ushqimeve dhe furnizime të tjera thelbësore”, tha ai.
Rreth 16 mijë amerikanë dhe rreth 70 anëtarë të personelit të Ambasadës amerikane ndodhen në Sudan. Shtetet e Bashkuara kanë trupa ushtarake të dislokuara në vendin fqinj të Xhibutit, që sipas ekspertëve, ka të ngjarë të përdoren për operacionet e evakuimit.
Pas strehimit në ambiente të mbyllura që nga e shtuna, pa energji elektrike, shumë civilëve në Khartoum dhe zonat përreth po u mbarojnë uji dhe furnizimet më elementare.
Aeroporti ndërkombëtar i Khartoumit dhe kufiri i Sudanit me Çadin tashmë janë mbyllur, duke lënë pak mundësi të mira për largimin e punonjësve të organizatave humanitare dhe të tjerëve. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Bidenit nuk dëshiron një përsëritje të largimit të nxituar të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
“Nuk mund të shmangim një krahasimin me Afganistanin, veçanërisht nëse mendojmë për pamjet e amerikanëve duke u larguar nga një qytet i rrethuar dhe të civilëve që duan të evakuohen së bashku me amerikanët dhe personelin ndërkombëtar. Mendoj se nuk do të dukej mirë tani dërgimi trupave amerikane në një vend të Afrikës”, thotë Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare./ VOA
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin af...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u...
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Gua...
Shumica e të rriturve amerikanë dhe më shumë se një...
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migra...
Një shpërthim i madh ndodhi në qytetin rus të Belgo...
Unë jam gati të ngjitem në nëndetësen e parë që dihet ...
Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe lu...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vend...
Ish-presidenti Donald Trump ka dalë kryesisht i padëmt...
Një agjent i posaçëm i agjencisë përgjegjëse për mbledhjen...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua të më...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dekla...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Protesta masive e të dhunshme kanë pushtuar Francën nga 19...
Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të ko...
Përdorimi i "ChatGPT" shihet pjesërisht me sy kritik n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes provinca...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...