Trump paralajmëron njoftimin e rëndësishëm për autizmin
Presidenti Donald Trump po planifikon të bëjë një njoftim ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt.
Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që traktati të skadojë do të kishte pasoja negative për stabilitetin global.
“Rusia është e gatshme që të vazhdojë t’iu përmbahet kufizimeve kryesore të traktatit New START edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin.
Ai shtoi se SHBA-ja duhet të veprojë njësoj.
“Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse SHBA-ja vepron njësoj”, tha Putin.
Traktati ishte nënshkruar në Pragë më 2010 nga presidentët e atëhershëm Barack Obama dhe Dmitry Medvedev. Marrëveshja kufizon secilin vend që të ketë jo më shumë se 1.550 koka bërthamore të dislokuara dhe 700 raketa dhe bombardues të dislokuar. Po ashtu, ajo parasheh inspektime në terren për të verifikuar nëse po zbatohet marrëveshja.
Rusia i pezulloi inspektimet në gusht të vitit 2022, pasi raportet dypalëshe u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të po atij viti. Putin tha në shkurt të vitit 2023 se Rusia po e pezullonte pjesëmarrjen e saj në pakt, por Moska theksoi se do të vazhdonte t’u përmbahej kufizimeve sa i përket arsenalit të saj bërthamor.
Traktatet e tjera dypalëshe për kontrollin e armëve, që mbikëqyrnin dy arsenalet më të mëdha në botë bërthamore, kanë kolapsuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskës.
Që prej kur Donald Trump mori detyrën e presidentit në janar, Rusia ka sinjalizuar se është e hapur për rinisjen e dialogut bërthamor me Uashingtonin. Putin po ashtu ka sugjeruar se mund të arrihet një marrëveshje e re dypalëshe për kontrollin e armëve para se të mbante bisedime me Trumpin në Alaskë në muajin gusht.
Rusia vazhdimisht ka synuar që të ketë më shumë bisedime me SHBA-në që shkojnë përtej përpjekjeve për arritjen e paqes ose një armëpushimi në Ukrainë, duke përfshirë edhe çështje dypalëshe. Ideja e kësaj duket të jetë që Ukraina të mbesë në plan të dytë dhe të sugjerohet se SHBA-ja dhe Rusia janë fuqi globale me peshë të barabartë.
Ende nuk ka një reagim nga Uashingtoni lidhur me deklaratat e fundit të Putinit, por Trump ka sugjeruar se bisedimet për reduktimin e armëve bërthamore duhet të zgjerohen dhe në to të përfshihet edhe Kina, të cilën Trump e sheh si kërcënimin më të madh strategjik për SHBA-në. Trump po ashtu ka thënë se bisedimet për reduktimin e arsenaleve bërthamore duhet të zhvillohen pas arritje së një marrëveshjeje për Ukrainën./REL
Presidenti Donald Trump po planifikon të bëjë një njoftim ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen...
Një diplomat palestinez, i quajtur Husam Zomlot, u ftua në...
Disa nga zonat në veri të Milanos janë goditur rëndë nga m...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke dë...
Më shumë vende, përfshirë Francën dhe Belgjikën, pritet të...
Me mijëra njerëz marshuan në Paris duke kërkuar njohjen e ...
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dëshmive...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjen...
Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi aktivistin e v...
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se ka plane l...
Portugalia zyrtare thotë se do të njohë një shtet palestin...
Mijëra njerëz kanë zbritur në stadiumin 'State Farm' në Gl...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të do të...
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka reag...
Palestina u njoh formalisht si shtet këtë të shtunë nga tr...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e Kishës Katolike R...
Australia ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez, duke i...
Kanadaja është bërë vendi i parë i G7 ka njohur shtetin e...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...