Këshilli i Sigurimit i OKB-së, takim urgjent për inkursionet e avionëve rusë mbi Estoni
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjen...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dëshmive të ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams, sot do të dëgjohet edhe një dëshmitar i tretë.
Bëhet fjalë për një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të japë dëshminë e tij.
Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vazhdim.
Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë.
Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me Rubin-in, i cili gjatë tri ditëve foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë.
Sipas tij, Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së, por çdo vendim i rëndësishëm ushtarak duhej të miratohej nga komandantët.
Ai tha se nuk kishte asnjë informacion që lidhte Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.
Williams, gjatë dëshmisë së tij, tha gjithashtu se Thaçi përfaqësonte UÇK-në si negociator i besueshëm, por nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët rajonalë.
Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.
Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./REL
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjen...
Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi aktivistin e v...
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se ka plane l...
Portugalia zyrtare thotë se do të njohë një shtet palestin...
Mijëra njerëz kanë zbritur në stadiumin 'State Farm' në Gl...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të do të...
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka reag...
Palestina u njoh formalisht si shtet këtë të shtunë nga tr...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e Kishës Katolike R...
Australia ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez, duke i...
Kanadaja është bërë vendi i parë i G7 ka njohur shtetin e...
Kryetarët e disa qyteteve në Francë synojnë ta vendosin fl...
Pasagjerët në aeroportin Heathrow të Londrës dhe ata në Br...
Policia e Kosovës i ka arrestuar katër të dyshuar gjatë nj...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se po emëronte ish-avo...
Demonstrues ekstremistë të djathtë në Holandë u përleshën ...
Keir Starmer pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestin...
Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi këtë të sh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...