web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis armëpushim dy ditor në Ukrainë me rastin e festës

19 Prill 2025, 17:24, Kosova & Bota CNA

Nis armëpushim dy ditor në Ukrainë me rastin e festës

Rusia ka shpallur një armëpushim të njëanshëm në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ky vendim u mor me rastin e festës së Pashkëve Orthodokse që festohet në të dyja vendet.

"Sot nga ora 18:00 deri në mesnatën e së dielës pala ruse shpall një armëpushim të Pashkëve,"-tha Putin në komentet televizive teksa fliste me shefin e shtabit rus Valery Gerasimov.

Rusia tha se supozoi se Ukraina do të ndiqte shembullin e Rusisë dhe tha se veprimet e Kievit gjatë armëpushimit do të tregojnë gatishmërinë e tij për një zgjidhje paqësore.

Por presidenti rus i tha gjithashtu Gerasimov që trupat të jenë gati për të zmbrapsur çdo shkelje të armëpushimit nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka postuar në ‘Telegram’ se regjimi i armëpushimit po futet për qëllime humanitare dhe do të respektohet nga Grupi i Përbashkët Rus i Trupave me kusht që të respektohet reciprokisht nga regjimi i Kievit./CNA





Lajmet e fundit nga