Shfuqizohet vendimi i Biden/ SHBA heq nga lista e sanksioneve anëtarin e kabinetit të Viktor Orbán
Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve anë...

Këtë vit, Bashkimi Europian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Europian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më parë. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve parlamentare europiane në qershor të vitit 2024 dhe ngarkesës së madhe legjislative, Parlamenti Europian vetëm së fundi ka marrë mandatin për të negociuar.
Javën e kaluar u mbajt dialogu i parë ndërmjet tri institucioneve mbi legjislacionin e propozuar, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjatë Presidencës polake të Këshillit të BE-së, e cila zgjat deri në fund të qershorit. Nëse gjithçka shkon mirë, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës.
Pse po ndodh kjo tani?
Në thelb, blloku po bëhet shumë më i ashpër ndaj liberalizimit të vizave, duke reflektuar një ndryshim më të gjerë: së pari, për të luftuar çdo formë migracioni të paligjshëm në BE; dhe së dyti, për të përdorur potencialisht regjimin e vizave si mjet politik për të ushtruar presion mbi vendet e treta.
Liberalizimi i vizave – i cili në këtë rast përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së përveç Irlandës, si dhe vendet joanëtare Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – ka qenë prej kohësh një nga mjetet më të rëndësishme politike të Brukselit.
Ai u lejon shtetasve nga vende të treta të vizitojnë BE-në deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh pa pasur nevojë për vizë. Kosova u përfshi në këtë listë në fillim të vitit 2024 dhe Gjeorgjia e Ukraina në vitin 2017 – lëvizje që u mirëpritën në këto vende.
Kërcënimi për të tërhequr këtë privilegj, për rrjedhojë, mund të shihet si një masë e vërtetë ndëshkuese.
Mekanizmi aktual i pezullimit, në fuqi që nga viti 2018, mund të aktivizohet në rastet e abuzimit të qartë – për shembull, një rritje e numrit të qytetarëve të vendeve të treta që qëndrojnë më gjatë se limiti 90-ditor apo që përdorin udhëtimin pa viza për të kërkuar azil në BE. Deri tani, blloku ka pezulluar liberalizimin e vizave vetëm një herë: fillimisht përkohësisht, më pas përfundimisht, për shtetin e Paqësorit Jugor, Vanuatu.
Cilat janë ndryshimet e pritura?
Në terma të përgjithshëm, ka katër fusha kryesore ndryshimesh, pasi Brukseli synon ta bëjë mekanizmin e pezullimit të vizave një mjet ndëshkimi më të besueshëm. Së pari, liberalizimi i vizave mund të pezullohet nëse ekziston një perceptim për mospërputhje midis politikës së përgjithshme të vizave të BE-së dhe vendit të tretë pa viza.
Ky ishte rasti në vitin 2022, kur Serbia lejoi udhëtim pa viza për shtetasit e vendeve si Burundi, India dhe Kuba. Brukseli sugjeroi se shumë prej këtyre individëve po përdornin Serbinë si një “derë të pasme” drejt BE-së. Pas presionit nga Komisioni Europian, Beogradi hoqi disa nga këto marrëveshje. Megjithatë, sipas legjislacionit të propozuar, sjellje të tilla mund të ndëshkohen më lehtësisht.
Kërcënimet hibride
Një tjetër arsye për pezullim të vizave janë të ashtuquajturat kërcënime hibride. Edhe pse ende teorike, kjo dispozitë është frymëzuar nga vendet si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat BE-ja i ka akuzuar për transportimin e emigrantëve nga Afrika dhe Azia drejt kufijve të BE-së, si të Polonisë dhe Lituanisë.
Tashmë, marrëveshjet për lehtësimin e vizave të BE-së me Moskën dhe Minskun janë pezulluar për disa vite, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe shtypjes së opozitës nga lideri autoritar bjellorus, Alayksandr Lukashenka. Megjithatë, nëse një vend tjetër pa viza ndjek një taktikë të ngjashme, mekanizmi i ri mund të aktivizohet si përgjigje.
Së treti, nëse një vend operon një skemë të shtetësisë për investitorë – duke i lejuar individët të blejnë shtetësi pa ndonjë lidhje të vërtetë me vendin – atëherë liberalizimi i vizave me BE-në mund të pezullohet në të ardhmen.
Megjithatë, baza e katërt për pezullim është ndoshta më interesantja, pasi lidhet me marrëdhëniet politike të BE-së me vendet e treta. Legjislacioni, që është ende në fazën e draftit, parasheh që mekanizmi i pezullimit mund të aktivizohet në rastet e “shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve” apo “shkeljeve serioze të të drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, përfshirë të drejtat e njeriut dhe mosrespektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.”
Kriteri i demokracisë
Nëse i pyesni zyrtarët e BE-së, leximi i tyre ka qenë gjithmonë se ekziston një “kriter demokracie” kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave – por kurrë nuk është shpjeguar qartë se çfarë përfshin saktësisht.
Një aspekt tjetër interesant dhe i ri është se aktivizimi i mekanizmit në këtë rast duhet të jetë kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian, pas konsultimeve me vendet anëtare të BE-së, pasi lidhet me marrëdhëniet e jashtme të bllokut.
Megjithatë, në fund, do të jenë vendet anëtare – përmes një shumice të kualifikuar – që do të vendosin për pezullimin e liberalizimit të vizave me një vend të tretë. Siç e përshkruajnë zyrtarët e BE-së, ky mbetet “opsioni bërthamor kur të gjitha opsionet e tjera janë shteruar", pasi blloku zakonisht është i kujdesshëm për të mos ndëshkuar një popull të tërë në vend të qeverisë së tij.
Kjo është arsyeja pse, më herët këtë vit, BE zgjodhi të pezullojë liberalizimin e vizave vetëm për mbajtësit e pasaportave diplomatike të Gjeorgjisë, pas ngecjeve demokratike në vendin e Kaukazit. Megjithatë, opsioni për të shënjestruar gjithë popullsinë mbetet në tavolinë – dhe me zgjerimin e mundshëm të fushës së mekanizmit të pezullimit, blloku po mpreh qartazi armët e veta./ Rel
Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve anë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër këtë...
Studentët serbë që udhëhoqën protestat antiqeveritare në m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i ...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seanc...
"Raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuor...
Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, ...
Ka nisur sot në Prishtinë seanca konstituive e Legjislatur...
Fakti që CDU/CSU dhe SPD ranë dakord kaq shpejt për koalic...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh të ve...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas do të informojë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Pr...
Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e S...
Një tren periferik që operonte në itinerarin Halkida - Ath...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "a...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu përgjigj të ...
Vijojnë hetimet intensive për ngjarjen tragjike në Koçan t...
Turqia do të zhvillojë një takim sigurie në Detin e Zi me ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Zëdhënësi i KQZ Kosovë, Valmir Elezi ka bërë një përditësi...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...