Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë drejt fundit
Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e S...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri.
“Ne e kemi gati ligjin që do t’ia propozojmë Kuvendit në momentin që konstituohet. Kam diskutuar me shumë deputetë, jam e bindur që do të kalojë”, tha Osmani në një intervistë për RTV 21.
Më 3 prill, Osmani i kishte kërkuar Qeverisë ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga SHBA-ja, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte vendosur tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
Vendimi i Trumpit përfshinte tarifa ndaj shumicës së vendeve të botës me tarifë bazë prej 10 për qind, por më të lartë për vendet me të cilat SHBA-ja ka deficit tregtar.
Por, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e kishte kritikuar qasjen e presidentes Osmani duke thënë se “politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit” dhe se këto çështje duhet të trajtohen larg mediave.
Kjo kishte nxitur reagim nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili e kishte cilësuar përgjigjen e Muratit “të turpshme dhe skandaloze”.
Osmani tha se kjo mosmarrëveshje mes institucioneve shtetërore të Kosovës e ka dëmtuar “interesin e Republikës së Kosovës jashtë mase”.
“Ajo përgjigje ishte një dëm i madh për Kosovën, sepse Kosova e pat një momentum të jashtëzakonshëm që ta fuqizonte aleancën me Amerikën, në një moment kur për Amerikën ka qenë esenciale se kush është shteti i parë qe del me një propozim të tillë. Dhe unë kam qenë presidentja e shtetit të parë që kam dalë me atë propozim dhe ka qenë me rëndësi të dalim ne të parët”, tha Osmani.
Tarifa prej 10 për qind ndaj importeve të SHBA-së – si tarifë që Kosova ua vendos të gjitha vendeve me të cilat nuk ka marrëveshje për treg të lirë - është ende në fuqi, edhe pse Murati kishte thënë se Qeveria ka qenë duke e shqyrtuar heqjen e kësaj tarife për SHBA-në që një kohë të gjatë.
Ndërkohë, Osmani tha se ajo është duke punuar intensivisht me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ka një sërë hapash që tashmë i kemi ndërmarrë, që janë në proces e që nuk mund për momentin t’i bëj publike për shkak se janë duke u shqyrtuar nga administrata e Trumpit”, shtoi Osmani.
Ajo gjithashtu tha se shpreson që Kuvendi i ri i Kosovës të konstituohet sa më shpejt, pasi që tha se kjo është në interes të vendit.
“Kosova ka shumë punë të cilat duhet të kryhen urgjentisht dhe Kuvendi është i domosdoshëm për një gjë të tillë. Prandaj mbes me shpresën që 15 prilli të jetë një ditë e suksesshme për gjithë Kosovën”, tha ajo.
Nesër është caktuar seanca konstituive të Kuvendit, ku do të tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. PDK-ja, që doli si partia e dytë në zgjedhje, ka thënë se s’do të marrë pjesë në këtë seancë.
LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin. Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota.
Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.
Osmani tha se Kosova ka nevojë për qeveri stabile, por se u takon partive politike e jo asaj të vendosë për këtë proces.
Në intervistën për RTV 21, Osmani komentoi gjithashtu njohjen e fundit të pavarësisë së Kosovës nga Sudani, për të cilin Serbia kishte vënë dyshim mbi “kapacitetin e Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Osmani tha se gjatë qëndrimin të saj në Turqi, për Forumin e Diplomacisë në Antalia, janë arritur marrëveshje për njohje edhe me shtete të tjera.
“Por, jemi dakorduar që procesi të formalizohet në vijim, [me shtete] të cilat nuk do të doja që t’i përmendi këtu për shkak se është me rëndësi që t’i mos i rrezikojmë ato procese”, tha Osmani.
Ndër këto shtete me të cilat Kosova po punon për të marrë njohje zyrtare të pavarësisë, Osmani e përmendi Sirinë.
“Ne si institucione nuk kemi kërkuar marrëdhënie diplomatike asnjëherë me atë regjim [të Bashar al-Assadit], mirëpo tani me institucionet e Sirisë së lirë, natyrisht që shpresojmë që ky proces të konsiluhet dhe të përfundohet sa më parë”, tha Osmani./ REL
Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e S...
Një tren periferik që operonte në itinerarin Halkida - Ath...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "a...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu përgjigj të ...
Vijojnë hetimet intensive për ngjarjen tragjike në Koçan t...
Turqia do të zhvillojë një takim sigurie në Detin e Zi me ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri sot homazhe në në...
I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff u takua me Vladimir Put...
Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nu...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jag...
Më shumë se 31 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm ru...
Administrata Trump ka përjashtuar nga tarifat “reciproke”...
Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e saj turq kanë qenë gji...
Policia në Maqedoninë e Veriut ka ndaluar dy ish-ministrat...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë përfunduar një raund të...
Një bombë e vendosur pranë zyrave të 'Hellenic Train', kom...
Shteti i Sudanit ka njohur sot Pavarësinë e Kosovës. Presi...
Administrata e amerikane ka njoftuar sot se ka përjashtuar...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një d...
Qeveria në detyrë e Kosovës dhe qeveria e Maqedonisë së Ve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...