Gjykata e Emigracionit në SHBA lejon deportimin e studentit palestinez
Një gjykatës emigracioni në Shtetet e Bashkuara vendosi të...

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj ceremonie mund të ketë ngadalësim të qarkullimit në këtë pikë kufitare, bëri me dije dje Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, u tha në njoftim.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në shkurt kishte njoftuar se në prill të këtij viti do të fillojë funksionimi i sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.
Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor, duke reduktuar “kohën e pritjes dhe duke lehtësuar kalimin e kufirit mes dy shteteve”.
“Në kuadër të një platforme të përbashkët ‘cloud’, të dhënat ndahen mes dy ministrive përkatëse, me qëllim që të mundësohet hyrja e qytetarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, vetëm përmes konstatimit nga një zyrtar policor”, kishte thënë Toshkovski, siç raportonte REL.
Ai kishte dhënë prillin si muajin e fundit kur do të vihej zyrtarisht në funksion kjo.
Këto deklarata ministri i kishte bërë gjatë një vizite në pikën kufitare të Bllacës, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti dhe homologun e tij nga Kosova, ministrin tashmë në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla kishte thënë se kjo do t’ua reduktojë kohën qytetarëve që kalojnë kufirin.
“Për qytetarët e të dyja vendeve është shumë me rëndësi që kalimi të jetë sa më i shpejtë. Për organet e shtetit është që ato të jenë sa më të sigurta. Patjetër se ne po i shfrytëzojmë të arriturat e fundit të teknologjisë që të zvogëlojmë burokracinë, por jo në kurriz të sigurisë, por në të mirë të kohës së qytetarëve”.
Pika kufitare në Bllacë është përballur kohët e fundit me kolona të gjata në të dyja anët e kufirit. Procesi për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ka filluar në qershor të vitit 2024./ CNA
Një gjykatës emigracioni në Shtetet e Bashkuara vendosi të...
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Boris Pistorius, (SPD) njo...
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, duhet të zgjidhet më 6 ...
Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime të drejtpërd...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot në r...
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës mira...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç njoftoi sot s...
Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish-presidenti Has...
Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich M...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të...
Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundër...
Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e p...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhv...
Një raund i ri bisedimesh midis SHBA-së dhe Rusisë do të z...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur si të m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha so...
Papa Françesku bëri daljen e tij të parë publike pas disa ...
Trump po shprehet pro një ideje që të rrisë tarifat ndaj K...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti s...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...