Incidentet/ Balla: Deputetët u sulmuan fizikisht nga banda kriminale e Gent Prognit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve".
"Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi", tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.
Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.
Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.
Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.
Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj. Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.
"Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën", tha Kallas.
Pas takimit me komandantët e EUFOR-it, Kallas është planifikuar të takohet me Presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.
Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite.
Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.
Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq.
Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.
Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës - si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan./ Rel
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhv...
Një raund i ri bisedimesh midis SHBA-së dhe Rusisë do të z...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur si të m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha so...
Papa Françesku bëri daljen e tij të parë publike pas disa ...
Trump po shprehet pro një ideje që të rrisë tarifat ndaj K...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti s...
Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje amerikanëv...
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se do ta dijë...
Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina krye...
Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialo...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela...
Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimi...
Austria mbyll 24 pika të vogla kufitare me Hungarinë dhe S...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar mesditën e sot...
Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën këtë të p...
Vendet pjesëmarrëse në të ashtuquajturin Koalicioni i Luft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me kreu...
Dy anije emigrantësh u mbytën në Detin Mesdhe dhe u morën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reagua...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...