Incidentet/ Balla: Deputetët u sulmuan fizikisht nga banda kriminale e Gent Prognit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, 182.849 banesa në të gjithë vendin janë shpallur të pabanuara.
Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mesa duket, pa ndikim real në ekonomi.
Për 13 vjet, nga 2011-ta deri më 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milionë banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka kulm mbi kokë.
Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
Po ashtu sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.
"Top-3" komunat me më shumë banesa të zbrazëta:
1. Prishtina – 25.195 banesa
2. Prizreni – 16.842 banesa
3. Ferizaj – 15.228 banesa
Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese kanë treguar se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.
Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.
Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.
Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.
Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.
Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.
Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.
Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.
Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.
Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.
Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.
Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk ka publikuar shifra për numrin e banesave të shitura.
Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.
Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.
Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.
Ky numër i lartë i banesave të zbrazëta ngre shqetësime mbi shfrytëzimin e hapësirave dhe sfidat e strehimit në Kosovë. Ndërkohë, regjistrimi i fundit evidentoi një popullsi prej 1.602.515 banorësh në vend./ Revista Monitor
Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialo...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela...
Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimi...
Austria mbyll 24 pika të vogla kufitare me Hungarinë dhe S...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar mesditën e sot...
Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën këtë të p...
Vendet pjesëmarrëse në të ashtuquajturin Koalicioni i Luft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me kreu...
Dy anije emigrantësh u mbytën në Detin Mesdhe dhe u morën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reagua...
Pamjet me dron të siguruara nga disa media të huaja tregoj...
Në kryeqytetin e Serbisë po mbahet Kongresi i UEFA-s me të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti mëngje...
Bashkimi Europian po përgatit kundërmasa pas njoftimit të ...
Von der Leyen: Tarifat e Trump, goditje për ekonominë botë...
Të mërkurën pasdite, Donald Trump njoftoi tarifa të reja g...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar një tarifë bazë minima...
Presidenti Donald Trump, në konferncën e mbajtur në Shtëpi...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka vendosur n...
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin n...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...