VIDEO- Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve/ Goditet automjeti i policisë
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të polic...
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të polic...

Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të udhëheqë një qeveri të njëjtë dhe do të zbatojë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç – janë reagimet ndaj emërimit të mjekut Gjuro Macut si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë.
Kryeministri në mandat teknik, Millosh Vuçeviq, deklaroi më 7 prill se mandatar Gjuro Macut dhe qeveria e re duhet të sjellin energji të re.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), ai tha se Macut është një person "që mund të hapë dialogun shoqëror", sepse nuk është i ngarkuar me “disa gjëra nga periudha e kaluar”.
“Nuk e di nëse është e mundur të arrihet konsensus, por besoj se është e mundur të zhvillohet bisedë dhe dialog. Zgjidhja nuk qëndron te bllokadat dhe hedhja e vezëve”, tha Vuçeviq.
I pyetur nëse ka sinjale se një dialog i tillë mund të ndodhë, ai tha se kjo do të shihet në periudhën e ardhshme.
“Besoj se dialogu është i mundur dhe jam i sigurt që është i domosdoshëm, por Serbia nuk ka shumë kohë për të pritur, duhet të ecë përpara”, tha Vuçeviq.
Presidenti Vuçiç njoftoi të dielën se doktori i endokrinologjisë, Gjuro Macut, është mandatar për përbërjen e re të qeverisë së Serbisë. Macut është anëtar i këshillit nismëtar për formimin e "Lëvizjes për popullin dhe shtetin" të Vuçiç-it.
Vuçiç, në adresimin e tij para publikut, tha se qeveria e re do të zgjidhet deri më 18 prill dhe se Gjuro Macut “do të ndihmojë shumë në qetësimin e tensioneve”.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi më 7 prill se Macut tregoi guxim të madh që pranoi të udhëheqë qeverinë “në një moment kaq sfidues”.
Ajo shtoi se kandidati për kryeministër “e ka dëshmuar me jetën e tij” se është dikush që mëson shpejt dhe është i gatshëm të punojë me përkushtim.
“Ajo që na nevojitet më shumë është të kemi një person të qetë, të matur, dikë që është njeri i dialogut”, tha Bërnabiq, duke theksuar se beson që ai do të jetë kryeministër i shkëlqyer.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjillas, vlerësoi se emërimi i një mjeku pa përvojë politike si mandatar “përfaqëson përpjekjen e Aleksandar Vuçiç-it për të fituar kohë për të qëndruar në pushtet”.
Në një deklaratë me shkrim, ai theksoi se Gjuro Macut “ka nënshkruar më herët mbështetje për listën e Partisë Progresive Serbe dhe ka folur në mitingje partiake”, dhe se ai është “edhe një tjetër zbatues i bindur i vullnetit” të Vuçiç-it.
“Një qeveri e tillë e Serbisë do të jetë edhe një formë tjetër e pushtetit absolut të Vuçiç-it, e privuar nga legjitimiteti, kontrolli dhe përgjegjësia”, vlerësoi lideri i SSP-së.
Kryetari i Partisë së re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviq, tha se emërimi i Gjuro Macut është “ndërrim i ekuipazhit në Titanikun” që drejtohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Është e qartë se një qeveri e tillë nuk do të mund të shmangë përmbytjen, e aq më pak të zgjidhë krizën e thellë politike dhe shoqërore në të cilën ndodhet Serbia”, deklaroi Jovanoviq.
Partia opozitare Serbia Qendrore vlerësoi më 6 prill se për qytetarët e Serbisë është plotësisht e parëndësishme nëse në krye të qeverisë është mandatar Gjuro Macut, kryeministri aktual Millosh Vuçeviq apo ish-kryeministrja Ana Bërnabiq.
Në deklaratën e saj, kjo parti thekson se “për të gjithë është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është drejtuesi i vërtetë”.
Grupi joformal i intelektualëve “ProGlas” vlerësoi se emërimi i mandatari dëshmon se presidenti i Serbisë ka marrë vendim “për një qeveri të vazhdimësisë”.
Akademiku i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Vlladimir Kostiq, tha më 7 prill në tryezën e rrumbullakët të “ProGlas” se muajt e fundit “të gjitha grupet shoqërore janë mbledhur për të shprehur mospajtimin me gjendjen në Serbi”.
“Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare CRTA, vetëm javën e kaluar janë mbajtur 452 protesta dhe 128 tubime. Përkundër gjithë kësaj, presidenti ka vendosur të mos dëgjojë dhe të mos flasë për kërkesat e shumicës shoqërore, por ka marrë vendim për një qeveri të vazhdimësisë. Ne nuk e pranojmë këtë politikë të vazhdimësisë”, tha Kostiq, njëri nga iniciatorët e “ProGlas”.
Presidenti i Serbisë më herët ka mbajtur konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.
Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të marrë pjesë në ato konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit.
Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Vuçeviq nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit prej 30 ditësh për formimin e qeverisë së re.
Vuçeviq kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më herët, pas sulmit të aktivistëve të Partisë Progresive Serbe ndaj një grupi studentësh që kishin bllokuar punën e fakultetit në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë që udhëhiqej nga Millosh Vuçeviq ndodhi në kulmin e protestave kundër regjimit, të cilat po i udhëheqin studentët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë.
Në qendër të kërkesave të tyre, të paraqitura ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar./ REL
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela...
Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimi...
Austria mbyll 24 pika të vogla kufitare me Hungarinë dhe S...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar mesditën e sot...
Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën këtë të p...
Vendet pjesëmarrëse në të ashtuquajturin Koalicioni i Luft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me kreu...
Dy anije emigrantësh u mbytën në Detin Mesdhe dhe u morën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reagua...
Pamjet me dron të siguruara nga disa media të huaja tregoj...
Në kryeqytetin e Serbisë po mbahet Kongresi i UEFA-s me të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti mëngje...
Bashkimi Europian po përgatit kundërmasa pas njoftimit të ...
Von der Leyen: Tarifat e Trump, goditje për ekonominë botë...
Të mërkurën pasdite, Donald Trump njoftoi tarifa të reja g...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar një tarifë bazë minima...
Presidenti Donald Trump, në konferncën e mbajtur në Shtëpi...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka vendosur n...
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin n...
Australia po përballet me shfaqjen e një varianti të ri t...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...