Tensione përpra Kuvendit/ Nisin shoqërimet
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej qytetarëve që n...
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej qytetarëve që n...

Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë.
Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelensky-t si të pabaza.
Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trevjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.
Zyra e Zelensky-t publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.
Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt.
Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.
“Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë”, tha Zelensky në "X".
“Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.
Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje.
Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas qeverisë ukrainase.
Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus.
Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim./ REL
Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka ...
Një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas n...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja e Itali...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 68 u plagosën në sulmet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e ...
Greqia ka përfunduar planifikimin e saj hapësinor detar, s...
I dërguari special amerikan, Steve Witkoff, dhe kryediplom...
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovë...
Komisioni i BE-së propozon zgjerimin e listës së vendeve t...
Serbia e ka zgjedhur të mërkurën Qeverinë e re të vendit, ...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të udhëtojë në...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff tha se bised...
Serbisë mund t’i mbyllet anëtarësimi në Bashkimin Europian...
Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa eme...
Këtë vit, Bashkimi Europian pritet të ashpërsojë mekanizmi...
Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve anë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër këtë...
Studentët serbë që udhëhoqën protestat antiqeveritare në m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka goditur tufën e bagëtive në malin e Nikollarë...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...