Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Konferenca vjetore e presidentit rus, Vladimir Putin me gazetarët dhe publikun, konsiderohet si mundësi që shtetasit rusë të pyesin presidentin për çështjet që kanë më së shumti rëndësi për ta.
Ndonëse pjesa më e madhe e kësaj maratone televizive fokusohet në çështje të brendshme, Putini gjithmonë e shfrytëzon atë për t’i dërguar sinjale Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës.
Këtë vit, mesazhet e Putinit kanë pasur ngjyrime të pritjeve që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të çojë përpara nismën për dhënie fund të luftës së Rusisë në Ukrainë, apo të paktën të arrijë një armëpushim.
Trump e merr zyrtarisht detyrën më 20 janar. Putin e ka vënë në pah mundësinë për koncensione ruse, duke thënë më shumë se një herë që Rusia është e gatshme për kompromise, teksa ka folur në konferencën që ka zgjatur mbi katër orë e gjysmë.
Mirëpo, ai ka përmendur një mori kushtesh, në mënyrë që të arrihen kompromiset, duke veçuar synimin e Moskës për të pasur nën kontroll Ukrainën, si dhe garanci të sigurisë prej NATO-s dhe Perëndimit.
Mes tjerash, Putin ka thënë se nuk e konsideron presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si partner legjitim për bisedime.
“Shumë për të folur” për Trumpin
Putin ka thënë se nuk ka folur me Trumpin mbi katër vjet, por që është “i gatshëm, kurdo”.
“Jam i gatshëm për takim nëse ai e kërkon. Jam i sigurt që do të kemi shumë gjëra për të biseduar”.
Putin, siç ka bërë shpesh në të kaluarën, ka tentuar të portretizojë Rusinë si shtet konstruktiv, që është i hapur për dialog, ndonëse në anën tjetër Moska ua ka mbyllur derën negociatave dhe i ka fajësuar të tjerët për dështimet.
Ai i ka hedhur poshtë raportimet e një gazetari amerikan që pas humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë, dhe pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, do të ketë pozicion më të dobët në bisedimet me Trumpin. Duke përmendur përparimet e vogla të Rusisë në luftën në Ukrainë – që mbush tre vjet në shkurt – Putin ka thënë se Moska do të ketë pak arsye për të bërë kompromise që do të jetësonin ndonjë proces eventual të paqes.
Ai e ka përshkruar situatën në fushëbetejë “si të ndryshueshme në mënyrë dramatike”.
“Ka lëvizje në gjithë frontin e luftës. Çdo ditë”.
Pyetjet pa përgjigje
Duke u kollitur e pastruar fytin vazhdimisht, Putin ka tentuar të nxjerrë ajër qetësie në publik, dhe ka deklaruar se Rusia është e gatshme të luftojë pa ndonjë afat kohor, dhe ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Ukrainës që t’i ruajë pozicionet mbrojtëse për kohë të gjatë.
“Mendoj që numri i ukrainasve që duan të luftojnë do të mbarojë shumë shpejt, nuk do të mbetet askush që dëshiron të luftojë. Ne jemi të gatshëm, por edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme, si për negociata, ashtu edhe për kompromise”, ka thënë Putin.
Ai i ka krahasur metodat e rekrutimit të ukrainasve me ato të trajnimit të qenve endacakë, dhe ka thënë se Kievi është duke dërguar ushtarë të rinj në frontin e luftës edhe pa pasur trajnimin e nevojshëm.
Në fakt, është Rusia ajo që akuzohet vazhdimisht se ka humbur qindra mijëra ushtarë në fushëbetejë, për shkak se i ka nisur në betejë pa kryer stërvitjet e domosdoshme. Ai është talluar edhe me komentet e bëra nga Ukraina dhe Perëndimi, pasi palët kanë hedhur poshtë deklaratat e bëra ditë më parë nga presidenti rus, që raketat hipersonike ruse me rreze të mesme, të lëshuara kundër Ukrainës, nuk mund të ndalohen prej askujt.
Putin i ka sfiduar Shtetet e Bashkuara në një “duel të armëve të shekullit 21”, duke testuar raketën hipersonike ruse Oreshnik, me raketat amerikane për mbrojtje.
“Le ta përcaktojnë ata vetë shënjestrën e shkatërrimit, le të themi në Kiev”, ka thënë Putin. Megjithatë, pavarësisht vetëbesimit që Rusia do të triumfojë në Ukrainë, Putin nuk ka dhënë përgjigje për pyetjen kryesore, atë se kur do të përfundojë lufta.
Ndonëse ka thënë se fundi i maratonës nuk do të jetë i lumtur derisa ushtarët rusë të kthehen në shtëpi, ai nuk ka ofruar ndonjë afat se kur mund të përfundojë lufta, dhe është zotuar se do t’i largojë forcat ushtarake ukrainase prej rajonit rus, Kursk, të cilën e kontrollojnë qysh prej verës, pas nisjes së një ofensive të befasishme./ Rel
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statu...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet ...
Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ësh...
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (H...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry ...
Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Si...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen so...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgat...
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord ...
Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporat...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...