Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën për të parandaluar mbylljen e qeverisë gjatë Krishtlindjeve, dhe i tha Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe republikanëve, që në thelb ta rinegociojnë atë - disa ditë përpara një afati kur skadon financimi për buxhetin e qeverisë federale.
Përfshirja e papritur e Presidentit të zgjedhur Trump në këtë debat dhe kërkesat e reja, e vendosën Kongresin sërish në lëvizje, ndërsa ligjvënësit po përpiqen ta përmbyllin punën dhe të shkojnë në shtëpi për pushimet e festave. Kjo e detyron tashmë Kryetarin Johnson të përpiqet të hartojë një plan të ri për ta mbajtur qeverinë të hapur, përpara afatit të së premtes.
“Republikanët duhet të BËHEN TË ZGJUAR dhe TË ASHPËR”, thanë Presidenti i zgjedhur Trump dhe Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance në një deklaratë.
Presidenti i zgjedhur bëri një propozim që kombinonte disa vazhdimësi të fondeve qeveritare së bashku me një dispozitë shumë më të diskutueshme për të rritur kufirin e borxhit të vendit - diçka që partia e tij e refuzon rregullisht. “Çdo gjë tjetër është një tradhti ndaj vendit tonë”, shkruan ata.
Demokratët kritikuan rebelimin e republikanëve për projektligjin për financimin e qeverisë, që do të kishte ofruar gjithashtu rreth 100 miliardë dollarë ndihma për shtetet e goditur nga uraganët Helene dhe Milton dhe katastrofa të tjera natyrore.

"Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë urdhëruar të mbyllin qeverinë", tha udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.
“Dhe të lëndojnë klasën punëtore amerikane që ata pretendojnë se mbështesin. Nëse thyeni marrëveshjen dypartiake, atëherë keni përgjegjësinë për pasojat”.
Projektligji masiv prej 1500 faqesh u gjend kështu në prag të kolapsit, pasi konservatorët e djathtë kundërshtuan rritjen e shpenzimeve, të nxitura nga aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Trump, Elon Musk, i cili e hodhi poshtë planin pothuajse sapo u publikua të martën vonë në mbrëmje.
Ligjvënësit u ankuan për shpenzimet shtesë – të cilat përfshijnë rritjen e tyre të parë të pagave në më shumë se një dekadë, megjithëse me një prej sesioneve kaotike më joproduktive në kohët moderne. Një numër republikanësh po prisnin që presidenti i zgjedhur të sinjalizonte nëse duhej të votonin ‘po’ ose ‘jo’.
Edhe shtimi i ndihmës shumë të nevojshme për katastrofat, rreth 100.4 miliardë dollarë si pasojë e uraganeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore që shkatërruan shtetet këtë vit, plus 10 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për fermerët, nuk arritën të fitojnë mbështetjen e asaj pjese të republikanëve që kërkojnë ulje të buxhetit.
"Kjo nuk duhet të kalojë", postoi zoti Musk në rrjetin e tij të mediave sociale X, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Rezultati nuk është një befasi për Kryetarin Johnson, i cili ashtu si kryetarët pararendës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk ka qenë në gjendje të bindë shumicën e partisë së tij për të përmbushur nevojat rutinë të operacioneve të qeverisë federale, të cilat ata do të preferonin t'i shkurtonin.

Gjithçka tregon për vështirësitë me të cilat do të përballen republikanët vitin e ardhshëm, pasi të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë. Dhe nënvizon se sa shumë Kryetari Johnson dhe udhëheqësit republikanë duhet të varen nga miratimi i presidentit të zgjedhur për të kaluar propozimet legjislative.
“Çfarë dëshiron Presidenti Trump që të bëjnë republikanët: të votojnë për financimin e përkohshëm, apo të mbyllin qeverinë? Mungon drejtimi, mbretëron konfuzioni", tha ish-senatori republikan Mitt Romney, në një postim në rrjetin X.
Zoti Musk, i cili do të drejtojë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë, paralajmëroi se ligjvënësit dhe senatorët që do të votonin në favor të projektligjit për financimin e përkohshëm të qeverisë, do të meritonin largimin me votë pas dy viteve.
Demokratët, të cilët negociuan dokumentin përfundimtar me Kryetarin Johnson dhe drejtuesit republikanë në Senat, pritet që të ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për ta ndihmuar Kryetarin Johnson që të sigurojë miratimin, siç ndodh shpesh me projektligjet për fonde të mëdha. Financimi për qeverinë federale mbaron në mesnatën e së premtes.

"Sa më shpejt të veprojë Kongresi, aq më mirë", tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Paketa përfundimtare zgjat programet dhe shërbimet ekzistuese të qeverisë në nivelet e tyre aktuale të funksionimit për disa muaj të tjerë, deri më 14 mars 2025.
Masa e financimit të përkohshëm është e nevojshme sepse Kongresi nuk ka arritur të miratojë buxhetin e rregult për agjencitë e ndryshme në qeverinë federale, duke filluar që nga Pentagoni dhe strukturat e sigurisë kombëtare, tek shëndetësia, mirëqenia, transporti dhe shërbimet e tjera të brendshme. Kur viti fiskal përfundoi më 30 shtator, Kongresi thjesht e zgjidhi problemin duke miratuar një projektligj të përkohshëm financimi që skadon të premten./ VOA
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry ...
Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Si...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen so...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgat...
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord ...
Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporat...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Tom Cruise është nderuar me nderimin më të lartë civil të ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platf...
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë va...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat iz...
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekret...
Prokuroria maqedonase i kërkoi gjykatës themelore në Shkup...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...