Lajçak: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t'i njohë simbolet e Kosovës
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...

Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporation" dhe "Honda Motor Company", kanë konfirmuar të mërkurën se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen.
Çmimi i aksioneve të "Nissan"-it u rrit për më shumë se 22 për qind në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se ai mund të bashkohet me "Honda"-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP. Çmimi i aksioneve të "Honda"-s, në anën tjetër, ra për 3 për qind.
Sipas raportimeve, anëtari i aleancës "Nissan", "Mitsubishi Motors Corporation", është, po ashtu, i përfshirë në bisedime.
Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin bashkërisht për programet për ngasje autonome, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit.
Një marrëveshje preliminare ndërmjet "Honda"-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe "Nissan"-it, të tretit, u bë e ditur në mars.
Tregtia me aksionet e "Nissan"-it u pezullua, por më pas u kthye pasi kompanitë lëshuan bashkërisht një komunikatë, përmes së cilës thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por se nuk është marrë asnjë vendim”.
Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të gjithë tre prodhuesve të automjeteve.
Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte dy kompanive të rrisnin peshën për të garuar me liderin japonez të tregut, "Toyota Motor Corporation", dhe me "Volkswagen AG"-në e Gjermanisë.
Ngritja e prodhuesve kinezë të automjeteve po e lëkund industrinë në një kohë kur prodhuesit po përballen me telashe në kalimin nga automjetet me lëndë djegëse në ato elektrike.
"Toyota" ka prodhuar 11.5 milionë automjete në 2023-shin, përderisa "Honda" ka nxjerrë në treg 4.2 milionë, ndërsa "Nissan" ka prodhuar 3.4 milionë. "Mitsubishi Motors" ka prodhuar pak më shumë se 1 milion.
Edhe në rast të një bashkimi, "Toyota" do të mbetej prodhuesi më i madh japonez i automjeteve./REL
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Tom Cruise është nderuar me nderimin më të lartë civil të ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platf...
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë va...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat iz...
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekret...
Prokuroria maqedonase i kërkoi gjykatës themelore në Shkup...
Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vde...
Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Siguris...
Mbi 60 mijë banorë në veri të Izraelit u evakuuan 14 muaj ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi t...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martë...
Zyrtarët gjermanë dhe francezë do të takohen të martën...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ës...
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ka goditur pranë kryeq...
Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,...
Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punë...
Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigran...
Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...