Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë neutrale në anën siriane të kufirit, më konkretisht në majën e malit Hermon, “derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”.
Kryeministri Netanyahu njoftoi për këtë të martën nga maja e malit e mbuluar nga bora, më e larta në rajon, e cila ndodhet në anën siriane të kufirit. Kjo me gjasë është hera e parë që një udhëheqës izraelit hyn në territorin sirian.
Kryeministri Netanyahu tha se qëndroi në majën e malit Hermon para 53 vjetësh si ushtar, por rëndësia e kësaj zone për sigurinë e Izraelit është rritur duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.
Izraeli mori nën kontroll një pjesë të Sirisë jugore përgjatë kufirit me Lartësitë Golan, të aneksuar më parë nga shteti hebre, duke e quajtur atë një zonë neutrale, pak ditë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti Presidentin sirian Bashar Assad. Marrja nën kontroll e zonës është dënuar me kritikët që akuzojnë Izraelin për shkelje të armëpushimit të vitit 1974 dhe për shfrytëzimin e kaosit në Siri për rrëmbim të territorit.
Kryeministri Netanyau vizitoi zonën neutrale me Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëzoi ushtrinë izraelite që të vendosej aty duke krijuar fortifikime, që tregon për një qëndrim afatgjatë në zonë.
“Maja e Hermonit është sytë e shtetit të Izraelit për të identifikuar armiqtë tanë që janë afër dhe larg”, tha ministri Katz.
Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një zonë të çmilitarizuar afërsisht 400 kilometra katrorë, brenda Sirisë. Zona neutrale midis Sirisë dhe Lartësive Golan u krijua nga OKB-ja pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973. Një forcë paqeruajtëse e OKB-së prej rreth 1,100 trupash ishte e pranishme në atë zonë që atëherë.
Izraeli mori nën kontroll Lartësitë Golan nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967 dhe më vonë i aneksoi, veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Maja e malit Hermon ndahet midis Lartësive Golan të aneksuar nga Izraeli, Libanit dhe Sirisë. Vetëm Shtetet e Bashkuara e njohin kontrollin e Izraelit mbi Lartësitë Golan./ VOA
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekret...
Prokuroria maqedonase i kërkoi gjykatës themelore në Shkup...
Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vde...
Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Siguris...
Mbi 60 mijë banorë në veri të Izraelit u evakuuan 14 muaj ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi t...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martë...
Zyrtarët gjermanë dhe francezë do të takohen të martën...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ës...
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ka goditur pranë kryeq...
Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,...
Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punë...
Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigran...
Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinj...
Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Kore...
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse...
Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen n...
Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tr...
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...