Të shtëna në një shkollë në SHBA/ Vriten 5 persona, plagosen 5 të tjerë
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...

Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.
Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria.
Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se raporti është dëshmi se vendi ndodhet në një "burg digjital".
“Për ne, kjo është dëshmi se Shërbimi Informativ së bashku me Ministrinë e Brendshme kanë përdorur softuer praktikisht për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, që do të thotë Organizatat joqeveritare, studentët, veprimtarët dhe tani kemi prova, siç thuhet në raport, se programet e tilla janë përdorur për t'i kompromentuar këta persona, për t'i frikësuar, për t'i ngacmuar, për të shkurtuar protestat dhe gjithçka që po bënin këta njerëz në përpjekje për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend”, tha ai.
Raporti me titullin "Një Burg Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi" thotë se policia serbe dhe Agjencia e fshehtë përdorën programin për të infektuar pajisjet ndërsa pronarët e tyre ishin të ndaluar ose po merreshin në pyetje nga policia.
"Ky program përdorej zakonisht pasi njerëzit arrestoheshin. Ndërsa ata po merreshin pyetje, telefonat e tyre u hakuan dhe u infektuan. Në krahasim me programet Pegasus dhe Predator që janë mjete shumë më të sofistikuara dhe që mund të aktivizohen nga distanca, në këtë rast duhet të keni kontakt fizik me telefonin e viktimës", shpjegoi Igor Bandoviç.
Policia e Serbisë tha në një deklaratë se raporti i grupit për të drejtat e njeriut është "absolutisht i pasaktë", por gjithashtu shtoi se "programi përdoret në të njëjtën mënyrë nga forcat e tjera policore në mbarë botën".
Agjencia e fshehtë serbe shkroi në faqen e saj të internetit se "punon ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë".
Raporti i Amnesty International u publikua në një kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta antiqeveritare në rritje që deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, të cilat paraqesin një nga sfidat më të mëdha në më shumë se një dekadë të sundimit të tij gjithnjë e më autokratik.
Protestat e udhëhequra nga studentë universitetesh dhe veprimtarë të opozitës pasuan shembjen e një çatie betoni në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.
Presidenti Vuçiç i ka akuzuar shërbimet perëndimore të zbulimit, organizatat joqeveritare dhe mediat e huaja për “luftë hibride” kundër tij dhe qeverisë së tij duke financuar ilegalisht protestat./ VOA
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...
Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dy...
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamas...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur këtë të...
Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt d...
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka folur për herë ...
Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksione...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, t...
Nga 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në amb...
Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e...
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...
Bitcoin ka kapur një rekord të ri, duke pësuar rritje të ç...
Rusia po e përdor një organizatë rinore ushtarake, Yunarmi...
Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Mayotte pasi terr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë rapor...
Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra bes...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...