ASK: Kosova ka 1.586.659 banorë të regjistruar
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është afër qëllimin të vet parësor në luftën kundër Ukrainës, si dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara për një “duel” raketor, me përfshirjen e raketës së re hipersonike balistike të Rusisë, Oreshnik.
Duke folur në një konferencë vjetore, të cilën e përdor kryesisht për të treguar kontroll mbi gati çdo aspekt të sferës politike dhe ekonomike të Rusisë, Putini u mburr për ekonominë e vendit, duke e fshehur ndikimin e sanksioneve të fuqishme që Perëndimi i vendosi ndaj Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës.
Sesioni i kontrolluar rreptë pyetje-përgjigje më 19 dhjetor, i cili transmetohet drejtpërdrejt nga kanalet e televizioneve shtetërore në gjithë vendin, është përqendruar në vitet e fundit në çështje të brendshme.
Putin, në pushtet për gati një çerek shekulli, tha se forcat ruse po përparojnë përgjatë vijës së frontit në Ukrainë dhe se janë në rrugë për t’i arritur qëllimet e tyre parësore.
Ai nuk shpjegoi çfarë nënkuptoi me këtë, por në të kaluarën ka thënë se paqja do të jetë e mundur pas “denazifikimin, çmilitarizimin dhe statusin neutral” të Ukrainës.
Rusia pretendon rrejshëm se Ukraina udhëhiqet nga “nacionalistët radikalë” dh grupet neo-naziste.
Megjithatë, Putini e pranoi gjithashtu se nuk mund të thoshte se kur Rusia do ta rimarrë kontrollin e plotë të rajonit perëndimor të Kurskut, ku Ukraina nisi një ofensivë të papritur në gusht dhe ende mban nën kontroll pjesë të territorit.
“Ne do t’i dëbojmë ata patjetër. Patjetër. Nuk mund të jetë ndryshe. Por, sa i përket një date të saktë, më vjen keq, nuk mund ta them tani”, tha Putin.
Rusia ka lëvizur drejt autoritarizmit që nga ardhja e Putinit në pushtet.
Por, që nga zgjedhjet e vitit 2018, ky trend është përforcuar edhe më shumë. Opozita, që veçse ishte e margjinalizuar, është shtypur plotësisht.
Më herët këtë vit, Aleksei Navalny, kritiku më i shquar i Putinit, vdiq në një burg në Siberi.
Ndërkohë, gjatë konferencës Putin foli me ton sfidues për çështjen e armëve, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni t’i zgjedhin objektivat që do të mbroheshin nga sistemet mbrojtëse amerikane dhe më pas t’i lejojnë raketat Oreshnik të lëshohen në drejtim të tyre.
“Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, tha Putin.
Rusia e përdori raketën balistike të quajtur Oreshnik kundër Ukrainës më 21 nëntor, në një sulm që kishte si objektiv qytetin e Dnipros.
Putini tha asokohe se ajo ishte përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane, ATACMS, dhe raketave britanike, Storm Shadow, nga Ukraina për herë të parë, për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.
Analistët kanë shprehur skepticizëm lidhur me raketat Oreshnik, duke thënë se lëshimi i raketës së re me rreze të mesme veprimi ishte po aq një mesazh politik sa edhe shfaqje e forcës ushtarake./REL
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (H...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry ...
Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Si...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen so...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgat...
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord ...
Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporat...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Tom Cruise është nderuar me nderimin më të lartë civil të ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platf...
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë va...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat iz...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...