Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj ka kremtuar sot Ditën e Ashures, një...
Besimtarët bektashinj ka kremtuar sot Ditën e Ashures, një...

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend.
Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.
Anketimet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit.
Ngrirja e bisedimeve ka nxitur protesta në mbarë vendin pasi Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë një fjalimi të shtunën, Presidentja Zourabichvili, mbështetëse e BE-së dhe kritike e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, roli i të cilës është kryesisht ceremonial, tha se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë pasardhësin e saj kur t’i përfundojë mandati në dhjetor dhe se ajo do të qëndronte në detyrë.
Presidentja Zourabichvili dhe kritikë të tjerë të qeverisë thonë se zgjedhjet e 26 tetorit, në të cilat “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi pothuajse 54 përqind të votave, u manipuluan dhe se parlamenti që zgjodhi është i paligjshëm.
"Nuk ka parlament legjitim dhe për rrjedhojë, një parlament i paligjshëm nuk mund të zgjedhë një president të ri. Kështu, nuk mund të bëhet asnjë inaugurim dhe mandati im do të vazhdojë derisa të formohet një parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime", tha ajo.
Më herët Kryeministri Kobakhidze, i cilësoi protestat si “demostrata të dhunshme” duke shtuar se “entitete të huaja” dëshirojnë të shohin atë që ai e cilësoi “Ukrainizim” të Gjeorgjisë, përmes një “skenari të llojit Maidan”, një referencë për revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë.
Autoritetet gjeorgjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryeqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë, e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se të premten, protestuesit në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demonstruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit.
Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.
Mijëra protestues u mblodhën të shtunën mbrëma në Tbilisi, mes një pranie të madhe të policore.
Qindra punonjës të ministrive- të jashtme, të mbrojtjes, drejtësisë dhe arsimit të Gjeorgjisë, së bashku me bankën qendrore të vendit kanë firmosur letra të hapura duke dënuar vendimin për ngrirjen e bisedimeve.
Vendimi për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE mbyll muaj të tërë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është përballur me akuza për tendenca autoritare dhe pro-ruse, dhe Perëndimit./ VOA
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar të shtunën vi...
Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jasht...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i t...
Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jet...
Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një p...
Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe ...
Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i pap...
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sig...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...