Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Koreja e Veriut ka dënuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si “version aziatik të NATO-s” dhe duke paralajmëruar për “pasoja fatale”.
Ky reagim i Phenianit vjen një ditë pasi këto shtete aleate përfunduan stërvitjet treditore të quajtura “Shqiponja e Lirë”, ku u përfshinë raketa balistike dhe mbrojtja ajrore, trajnimet për sulme nga nëndetëset dhe stërvitje për mbrojtje kibernetike.
Udhëheqësit e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë gjatë një samiti vitin e kaluar u pajtuan që të mbajnë stërvitje vjetore si shenjë e unitetit kundër kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe rritjes së ndikimit të Kinës në rajon.
“Ne dënojmë fuqishëm... shfaqjen provokuese të muskujve ushtarakë kundër Koresë së Veriut”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, sipas njoftimit të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, "KCNA".
“Raportet mes SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut duken si versioni aziatik i NATO”, tha kjo ministri, duke paralajmëruar për “pasoja fatale”.
“Koreja e Veriut kurrë nuk anashkalon lëvizjet e SHBA-së dhe ndjekësve të saj për të forcuar bllokun ushtarak”.
Në stërvitjet e fundit u përfshi edhe aeroplanmbajtësja amerikane, me fuqi bërthamore, USS Theodore Roosevelt, sistemi raketor japonez, JS Atago, dhe avionët luftarakë të Seulit të llojit KF-16.
Pheniani gjithmonë reagon për stërvitje të tilla ushtarake, të cilat i cilëson si përgatitje për pushtim.
Seuli ka hedhur poshtë akuzat e Phenianit, duke thënë se stërvitjet e fundit ishin vazhdim i stërvitjeve mbrojtëse që mbahen rregullisht për vite të tëra nga tre aleatët.
“Është absurde që Koreja e Veriut, burimi kryesor i tensioneve në Gadishullin Korean, kritikon stërvitjen ‘Shqiponja e Lirë’, duke e cilësuar si “NATO aziatike’”, tha Ministria e Mbrojtjes e Seulit.
Tensionet mes dy Koreve janë rritur së fundi, pasi të dyja kanë hedhur në territoret e njëra-tjetrës balona gjatë javëve të fundit. Veriu i ka mbushur balonat me mbeturina, ndërkaq Seuli ka hedhur balona të mbushura me mesazhe pro-Seulit./ REL
Performanca e dobët e debatit të Joe Biden përballë ka...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thir...
Forcat ruse kanë shkatërruar mbi 30 dronë të Ukrainës ...
Franca mban këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parla...
Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po usht...
Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij për të vizit...
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump mbajti...
Zona të ndryshme në Greqi prej ditësh janë vënë nën pu...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, th...
Krahësuar me një vitë më parë blerja e armëve të zjarr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ...
Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezi...
Terminali i parë gjerman tokësor i gazit natyror të lë...
Presidenti Joe Biden u përpoq fuqishëm të premten për ...
Performanca katastrofike e Joe Biden në debatin e parë...
Aleatët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha q...
Të enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Pre...
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdori...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...