Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po ushtrojnë trysni për të mos lejuar që sulmet e përshkallëzuara ndërkufitare mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban të kthehen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, të cilës bota i druhet tashmë prej disa muajsh.
Shpresat po shuhen për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, gjë që do të çonte në uljen e sulmeve të Hezbollahut dhe aleatëve të tjerë të Iranit. Duke patur parasysh një gjë të tillë, zyrtarë amerikanë dhe evropianë po i dërgojnë mesazhe paralajëmeruese Hezbollahut, që është më i fuqishëm se Hamasi, që të mos sulmojë ushtrinë e fuqishme izraelite, thonë diplomatë të ndryshëm.
Ata po paralajmërojnë se Hezbollahu duhet të marrë parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara, ose ndonjë vend tjetër, nuk do të jenë në gjendje të frenojnë udhëheqësit izraelitë nëse vendosin të zbatojnë planet, tashmë të përgatitura, për një ofensivë në Liban. Po ashtu, Hezbollahu nuk duhet të mbështetet në aftësitë e luftëtarëve të tij për të përballuar gjithçka mund të pasojë.
Intensiteti i sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut u duk se ra javën e kaluar. Por një ish-diplomat amerikan në Lindjen e Mesme thotë se izraelitët duket se ende po përgatiten në rast “se konflikti mund të marrë përmasa të tjera”.
“Duket që izraelitët po përgatiten mbi mundësitë se mund të ketë një lloj konfliki, një konflikt me përmasa krejtësisht të ndryshme”, tha Gerald Feierstein, ish diplomat i lartë mamerikan në Lindjen e Mesme.
Mesazhi që po i përcillet Hezbillahut është se: “nuk keni aq aftësi sa mendoni”, tha ai.
Pas 7 tetorit, kur sulmi i Hamasit ndaj Izraelit shkaktoi luftën në Gazë, Hezbollahu ka lëshuar raketa në veri të Izraelit dhe është zotuar të vazhdojë derisa të arrihet një armëpushim. Izraeli është kundërpërgjigjur duke detyruar dhjetëra mijëra civilë të largohen nga kufiri në të dy vendet. Sulmet u intensifikuan këtë muaj pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut, ndërsa militantët u përgjigjën duke lëshuar breshëri raketash.
Zyrtari kryesor i OKB-së për ndihma humanitare, Martin Griffiths tha se pasojat e një lufte të mundshme mes Izraelit dhe Hebzollahut do të ishin “apokaliptike”.
Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu, kanë fuqi të shkaktojnë numër të lartë viktimash.
“Një luftë e tillë do të ishte katastrofë për Libanin", tha Sekretari amerikan Mbrojtjes Lloyd Austin teksa u takua së fundmi me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në Pentagon. "Një luftë tjetër mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të shndërrohet lehtësisht në një luftë rajonale, me pasoja të tmerrshme për Lindja e Mesme", shtoi ai.
Zoti Gallant duke reaguar tha se: “po punojmë së bashku nga afër për të arritur një marrëveshje, por duhet të diskutojmë edhe gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm”.
Analistët besojnë se grupet e armatosura në rajon, aleate të Iranit, do të kishin një reagim më të fortë nga sa kanë patur për Hamasin dhe disa ekspertë paralajmërojnë se militantë të motivuar ideologjikisht mund të shkonin në rajon për të luftuar. Evropianët druhen nga një fluks destabilizues refugjatësh në rast të zgjerimit të konfliktit.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë fajësuar Hezbollahun për përshkallëzimin e tensioneve dhe janë shprehur se mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur. Administrata e Presidenti Biden gjithashtu u ka thënë izraelitëve se hapja e një fronti të dytë nuk është në interesin e tyre.
Megjithatë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk po e mohojnë mundësinë reale se mund të hapet një front i dytë konflikti në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se në bisedat me zyrtarët izraelitë dhe libanezë dhe aktorë të tjerë rajonalë, ekziston një dakordësi se "një rritje e përshkallëzimit nuk është në interesin e askujt".
Presidenti Biden i bëri publike planet për një marrëveshje armëpushimi në Gazë me tre faza. Por negociatat midis Izraelit dhe Hamasit duket se kanë ngecur. Një zyrtar i lartë i amerikan tha të shtunën se Uashingtoni ka ofruar një mundësi të re tek palët ndërmjetësuesese që synojnë të rinisin negociatat. Zyrtari foli në kushte anonimiteti mbi këtë përpjekje për të cilën Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar ende zyrtarisht./VOA
Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij për të vizit...
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump mbajti...
Zona të ndryshme në Greqi prej ditësh janë vënë nën pu...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, th...
Krahësuar me një vitë më parë blerja e armëve të zjarr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ...
Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezi...
Terminali i parë gjerman tokësor i gazit natyror të lë...
Presidenti Joe Biden u përpoq fuqishëm të premten për ...
Performanca katastrofike e Joe Biden në debatin e parë...
Aleatët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha q...
Të enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Pre...
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdori...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republi...
Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale p...
Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministr...
Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në n...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar...
Me 25 vota për, 293 kundër dhe 27 abstenime, ligjvënës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...