Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

BBC-ja u detyrua të heqë pjesën më të madhe të programeve të saj sportive gjatë fundjavës, ndërsa përpiqej të shtunën të përmbante krizën në përshkallëzim për shkak të pezullimit të drejtuesit të emisionit sportiv Gary Lineker, për komentet e tij kritike ndaj qeverisë britanike për politikën e re të emigracionit.
Ndërsa një numër gjithnjë e në rritje sportistësh dhe prezantuesish dolën në mbështetje të zotit Lineker dhe refuzuan të shfaqen në transmetimet e BBC-së, rrjeti kombëtar i transmetimeve britanike përballet me akuza për anshmëri politike dhe për shtypje të fjalës së lirë, si dhe me lëvdata nga disa politikanë konservatorë.
BBC-ja tha se gjatë fundjavës do të transmetojë vetëm “programe të kufizuara sportive” pasi drejtues të disa prej emisioneve më popullore refuzuan të dalin në transmetim, në shenjë solidariteti me zotin Lineker. Ish-ylli i futbollit u pezullua nga drejtimi i emisionit popullor “Ndeshja e Ditës”, për shkak të një postimi në Twitter që krahasonte gjuhën e përdorur nga ligjvënësit për emigrantët me gjuhën e përdorur gjatë Gjermanisë naziste.
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të shtunën se përplasja mes BBC-së dhe prezantuesit sportiv Gary Lineker për kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë në një mesazh në Twitter ishte një çështje për BBC-në dhe jo për qeverinë.
“Shpresoj që situata e tanishme mes Gary Linekerit dhe BBC-së të zgjidhet në kohën e duhur, por është me të drejtë një çështje për ta, jo për qeverinë”, u shpreh ai nëpërmjet një deklarate.
Në vend të mbulimit të zakonshëm të së shtunës për kampionatin më popullor në botë, BBC-ja nuk pati asnjë emision në radio apo televizion dhe asnjë përmbledhje në darkë të rezultateve përfundimtare të ndeshjeve të kampionatit Premier League. Emisioni i drekës “Football Focus” u zëvendësua me ritransmetimin e një episodi të emisionit për punimet e vlera të rralla historike, “Bargain Hunt”, ndërsa emisioni i pasdites “Final Score” u ndërrua me emisionin “The Repair Shop”.
Tifozët e futbollit që prisnin të shikonin emisionin “Ndeshja e Ditës” (“Match of Day”) – një emision në mbrëmje që është shndërruar në një institucion prej 60 vitesh – ndoshta do të shohin vetëm mbulimet e përdorura nga televizionet në mbarë botën, në vend të komentatorëve të vetë BBC-së dhe pa komente në studio nga yjet më të famshëm të futbollit britanik.
Nuk do të ketë madje as intervista me lojtarët pas përfundimit të ndeshjeve. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë njoftoi se disa lojtarë kishin dashur të bojkotonin emisionin dhe për rrjedhojë lojtarëve të përfshirë në lojërat e sotshme nuk do t’u kërkohet të marrin pjesë në intervistat për “Ndeshjen e Ditës”.
Shoqata tha se kjo ishte “një zgjidhje e logjikshme” për të shmangur mundësinë që lojtarët të përballen me pasoja për shkak të shkeljes së angazhimeve të tyre për transmetimet.
BBC-ja tha se “i vinte keq për këto ndryshime që e pranojmë se do të jenë zhgënjyese për shumë tifozë të sportit në BBC. Po punojmë shumë që ta zgjidhim këtë situatë dhe shpresojmë t’a arrijmë këtë së shpejti”.
Zoti Lineker, 62 vjeç, ishte një emër i mirënjohur në shtëpitë britanike që përpara se të bëhej drejtuesi kryesor i “Ndeshjes së Ditës” në vitin 1999.
Një nga lojtarët më të vlerësuar të futbollit britanik, ai ishte golashënuesi kryesor në Kupën e Botës të vitit 1986 dhe e mbylli karrierën e tij ndërkombëtare duke shënuar 48 gola në 80 ndeshje për ekipin e Anglisë.
Pasi u tërhoq nga karriera gjatë së cilës punoi edhe me ekipe si Barcelona, Tottenham, Everton dhe Leicester, zoti Lineker u bë një nga figurat më me ndikim të mediave britanike dhe ylli më i mirëpaguar nga BBC-ja, me të ardhura prej 1.6 milionë dollarësh në vit.
Një përdorues entuziast i mediave sociale, me 8.7 milionë ndjekës në Twitter, zoti Lineker ka irrituar prej kohësh politikanët e qendrës së djathtë dhe aktivistët me pikëpamjet e tij liberale, përfshirë me kritikat për vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Debati më i fundit filloi me një mesazh në Twitter të martën në llogarinë e zotit Lineker ku ai përshkroi planet e qeverisë për të ndaluar dhe deportuar emigrantët që arrijnë me varka si “një politikë me egërsi të pamatë të orientuar ndaj njerëzve më të rrezikuar, në një gjuhë që nuk është e pangjashme me atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30-të”.
Qeveria konservatore e quajti krahasimin e zotit Lineker me nazistët ofendues dhe të papranueshëm dhe disa ligjvënës bënë thirrje për shkarkimin e tij.
Të premten, BBC-ja tha se zoti Lineker do të “bënte një hap prapa” nga emisioni “Ndeshja e Ditës” deri kur “të kemi rënë dakord për një pozicion të qartë për përdorimin e tij të mediave sociale”. Zoti Lineker nuk ka komentuar ende publikisht dhe të shtunën shkoi në shtëpinë e tij në vendlindjen Leicester, për të ndjekur ndeshjen Leicester City-Chelsea. Ai u prit me brohoritje nga kalimtarët ndërsa mbërrinte në qytet.
Si kontraktor, zoti Lineker, i cili nuk punon në sektorin e lajmeve apo të çështjeve të ditës, nuk ka për detyrim zbatimin e rregullave të njëjta dhe disa herë ka sfiduar kufirin e asaj që çfarë konsideron BBC-ja si të pranueshme. Vitin e kaluar, BBC-ja konstatoi se zoti Lineker pati shkelur rregullat e paanshmërisë me një mesazh në Twitter për aludimet për donacione ruse për konservatorët.
Paashmëria e BBC-së është vendosur rishtazi në epiqendër të vëmendjes për shkak të zbulimeve se drejtuesi i saj, Richard Sharp, një donator i Partisë Konservatore, ndihmoi për miratimin e një kredie për ish-Kryeministrin Boris Johnson në vitin 2021, disa javë përpara se zoti Sharp të emërohej drejtues i BBC-së me rekomandimin e qeverisë.
Ish-drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Greg Dyke, tha se rrjeti ka “dëmtuar vetë besueshmërinë e tij” duke treguar se iu përkul presionit të qeverisë.
Keir Starmer, drejtues i partisë kryesore opozitare Partia Laburiste, tha se BBC-ja “po dorëzohej” përballë presionit politik nga ligjvënësit konservatorë.
“Gabuan shumë keq me këtë, dhe tashmë janë shumë shumë të ekspozuar”, tha ai./ VOA
Më 2013 Kina rriti shpenzimet e saj, pas propozimit të udh...
Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten ...
Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet...
Sot është shënuar dita e shtatë e protestave në Francë ku...
Teherani ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë lu...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha se gru...
Kanadaja ndaloi të premten importin e të gjitha produkteve...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha në mbledhjen e bord...
Mediat në Finlandë kanë raportuar se kryeministrja Sanna M...
Njeriu i emëruar si kryeministri i ardhshëm i Kinës nga pr...
Megjithë marrëdhënien e paqëndrueshme me Kinën, Shtëpia e ...
ROMË – Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe President...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësua...
Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577...
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dë...
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosu...
Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...